Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Makthi i sekserit të Vjosës

Nga: Mero Baze

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të zhvilluara sot, përsëritën pjesmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2019, kur opozita deklaroi bojkotimin e tyre. Ashtu si më 2019, pjesmarrja në zgejdhje mezi kapi shifrën 30 për qind falë Dibrës që pati pjesmarrje më të lartë, ndërsa për qytetin e Durrësit vendosën 24 për qind e zgjedhësve.

Nga disa rezultate të para nga Bashkia e Vorës nëpër qendra votimi, shikohet qartë se brenda opozitës fituesi real nuk është as Berisha dhe as Basha, por opozitari bojkotues.

Berisha dhe Basha të dy së bashku, kanë marrë më pak vota se sa ka marrë PD në ato qendra më 2021 në zgjedhjet parlamentare.

Ky është leksioni i hidhur që votuesi opozitar i jep betejës së Berishës për të shkatërruar opozitën. Shumica refuzon t’i bashkohet linjës së përçarjes dhe shkatërrimit të opozitës. Nuk është se ata janë dakord me Bashën, por shkaktar i kësaj situate mbetet Sali Berisha dhe përgjegjës për të mbetet po ai.

Po e ilustroj këtë me një shembull nga Gërdeci, fshati simbol i qeverisjes Berisha, i cili pasi i vrau për të pasuruar të birin, u bleu dhe votat me lekët e gjakut më 2009. Në atë fshat, Partia Socialiste ka marrë 113 vota  Berisha 32 vota dhe kandiati i Bashës pa komisionerë 6 vota. Siç u pa nga zhvillimet dje natën dhe sot, në Vorë, Berisha me një shkelje syri nga PS, u la të ishte i vetëm me komisionerë që numronin votat Bashës, pra u la t’ia vidhte. Por pavarësisht kësaj në atë qendër, të dy së bashku kanë marrë 38 vota në një qendër, nga 113 që ka marrë Partia Socialiste. Kjo tregon qartazi se beteja e Berishës kundër opozitës, ka prodhuar një realitet të ri, një parti të re, që refuzon t’i bashkohet betejës së tij. Dhe kjo është partia e bojkotuesve, e cila ka fituar vendin e parë në zgjedhjet e sotme brenda opozitës.

Në tërësinë e tyre, këto zgjedhje provuan se opozitarët të cilët i besuan bojkotit të 2019, nuk i kanë besuar lojës së re të Berishës, për të provokuar me Ilir Metën zgjedhje të pjesëshme me qëllim që të legalizonte epërsinë e tij. Ata thjesht kanë përsëritur bojkotin e zgjedhjeve në heshtje. Dhe kanë fituar duke mos shkuar në zgjedhje.

Tags: mero bazeopozitaZgjedhjet

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Rusia hap korridore të reja humanitare/Ukraina: Histori imorale

Rusia hap korridore të reja humanitare/Ukraina: Histori imorale

Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Macron “nuk kërkoi korridore për në Rusi”

Macron "nuk kërkoi korridore për në Rusi"







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve
Aktualitet

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve

by mirseda
14:18 | 21/11/2025
0

Eurojust dhe Europol kanë goditur një grup trafikantësh të artefakteve, ku janë arrestuar 35 anëtarë të tij,...

Rama dhe Marta Kos dalin për darkë; Balluku largohet nga Kryeministria

LAJM I FUNDIT/ Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese

14:07 | 21/11/2025
Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

13:36 | 21/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

13:17 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com