Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fitoi luftën por humbi zgjedhjet: Pse britanikët e ndëshkuan Uiston Çërçillin

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Fitoi luftën por humbi zgjedhjet: Pse britanikët e ndëshkuan Uiston Çërçillin

Nga: Klaus W.Larres “The Conversation”

Fundi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe disfata e Adolf Hitlerit dhe Gjermanisë Naziste në fillim të majit 1945, e shndërruan kryeministrin britanik Uinston Çërçill në burrështetasin më të shquar në botë. Ai vlerësohej kudo që shkonte, dhe në vend kishte një mbështetje në masën 83 për qind.

E megjithatë, pësoi një humbje poshtëruese në zgjedhjet e po atij viti. Fati elektoral i Çërçillit tregon, se zgjedhjet në një demokraci nuk fitohen për shkak të arritjeve të së kaluarës, lavdisë personale dhe statusit si i famshëm, por përmes një programi bindës dhe të realizueshëm për 4 apo 5 vitet e ardhshme.

Partitë ose kandidatët fitues,duhet të kenë një vizion që adreson shqetësimet e vërteta të votuesve. Në vitin 1945, u duk si e paracaktuar që Çërçill dhe Partia e tij Konservatore do t’i fitonin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë luftës nuk ishin zhvilluar asnjë palë zgjedhje.

Anëtarët e parlamentit britanik, Dhoma e Komunave, ishin zgjedhur që në vitin 1935. Çërçill donte t’i shtynte zgjedhjet derisa të merrte fund lufta edhe në Azi, por Partia Laburiste vendosi që të largohej nga qeveria e unitetit kombëtar menjëherë sapo u arrit fitorja në Evropë, dhe kjo bëri që zgjedhjet e reja të mbaheshin më 5 korrik 1945.

Fletët e votimit nuk u numëruan dot deri më 26 korrik, për të lejuar numërimin e votave të hedhura me postë nga ushtarët dhe banorët që jetonin në kolonitë e largëta britanike. Laburistët korrën një fitore të madhe. Sapo u njoftua rezultati i zgjedhjeve, Çërçilli shkoi në Pallatin Bakingam për t’i paraqitur dorëheqjen e tij mbretit Xhorxh VI.

Lideri laburist, Klement Etli mbërriti në pallat pak minuta pas largimit të Çërçill dhe u emërua si kryeministri i ri i vendet. Në fillim ai u prit me një heshtje të sikletshme. Etli guxoi dhe i tha mbretit “Unë kam fituar zgjedhjet!”. Mbreti, tejet i pakënaqur nga fitorja e Partisë Laburiste i tha:“E di. E dëgjova në lajmet e orës 6”.

Përmasat e humbjes së konservatorëve ishin historike. Laburistët morën 47.7 për qind të votave, krahasuar me vetëm 36.2 për qind të konservatorëve dhe 9 për qind që mori Partia Liberale. Ajo ishte një goditje dërrmuese për konservatorët.

Për shkak të popullaritetit të madh personal, Çërçill u rizgjodh lehtësisht në zonën e tij elektorale Udford, por partia e tij u godit ashpër. Qeveria laburiste e vitit 1945 do të ndryshonte rrënjësisht shoqërinë britanike duke filluar procesin e dekolonizimit, gjë që çoi në shpërbërjen e Perandorisë Britanike dhe krijimin e një konsensusi të ri, progresiv shoqëror dhe ekonomik që do të zgjaste deri në fitoren e Margaret Theçërit në zgjedhjet e vitit 1979.

Çërçill e përjetoi shumë keq atë humbje. Kishte vetëm pak kohë që kishte mbushur 71 vjeç, ndihej i rraskapitur, kishte probleme shëndetësore dhe mbi të gjitha ishte i demoralizuar. Ai ra në një depresion të thellë (“qeni i tij i zi”, siç e quajti më vonë), dhe qëndroi shumë kohë në jug të Francës duke ndjekur hobet e tij si pikturën dhe ndërtimin e mureve.

Kur pak muaj më vonë mbreti i ofroi dekoratën më të lartë të vendit, “The Order of Garter”, Çërçill e refuzoi, duke thënë se s’mund ta pranonte një nder të tillë, pasi votuesit britanikë i kishin dhënë “Urdhrin e çizmes”. Ai ishte udhëheqësi zyrtar i opozitës, por iu desh më shumë se një vit që të kapërcente shokun psikologjik dhe të ri-angazhohej në politikë.

Ishte vetëm ftesa e presidentit amerikan Herri Truman për të mbajtur një fjalim në Kolegjin Uestminster në Fullton të Misurit në mars 1946 – ku mbajti fjalimin e famshëm mbi“Perden e Hekurt”- ajo që i ringjalli instiktet e tij politike dhe e ribëri politikisht aktiv.

Deri ditët e fundit para zgjedhjeve, Çurçill dhe pjesa më e madhe e vendit ishin të bindur se ai dhe partia e tij do të rikonfirmoheshin në qeveri me një shumicë të madhe. Por në disa raste, Çërçill e kuptoi se kishte pak për të kontribuar në debatin e ndezur mbi të ardhmen e shoqërisë britanike.

“Unë nuk kam asnjë mesazh për ta”- tha ai në një rast. Si një studiues që kam shkruar një libër mbi politikën e Çërçill, “Lufta e Ftohtë e Çërçill:Politika e diplomacisë personale”, unë mendoj se kishte disa arsye për atë humbje.

Fushata zgjedhore 6- javore në muajt qershor-korrik 1945, synoi të lëkundë votuesit e rraskapitur nga 6 vite luftë shkatërruese. Britanikët donin një vizion për një të ardhme më të ndritur. Edhe ushtarët në front ishin të lodhur nga luftimet, dhe prisnin me padurim një epokë të re prosperiteti dhe paqeje.

Laburistët propozuan një program progresiv të reformave sociale që do të transformonin të ardhmen e shoqërisë britanike. Programi Konservator ishte shumë më i paqartë dhe i përqendruar në udhëheqjen e Çurçillit. Për më tepër Çërçill dhe partia e tij zhvilluan një garë elektorale të dobët.

Simbol i kësaj ishte fjalimi i parë i Çurçillit e transmetuar më 4 qershor 1945, në të cilën ai akuzoi Etlin se fshihte ambicie diktatoriale,duke e krahasuar madje atë me një nazist. Çërçill tha se laburistët “do të duhet të krijonin njëlloj “Gestapoje” për të çuar përpara reformat e tyre.

Ndërkohë Etli u kundërpërgjigj duke thënë se fjalimi iÇërçill tregoi se ai ishte i papërshtatshëm për të qenë një udhëheqës në kohë paqeje. Laburistët patën ide më tërheqëse dhe bindëse, si punësimi i plotë i mbështetur nga qeveria, futja e një shërbimi shëndetësor kombëtar falas dhe shtetëzimi i shumë industrive kryesore si çeliku, qymyri dhe hekurudhat.

Dhe laburistët dukej se e dinin se si të zbatonin këto politika. Kjo pasi Çërçilli i kishte vendosur udhëheqësit e lartë laburistë në drejtimin e ministrive të ekonomike dhe financave gjatë luftës. Strehimi, punësimi i plotë, mirëqenia sociale dhe sistemi shëndetësor, figuronin në krye të listës së nevojave të votuesve.

Politika e jashtme dhe ajo e sigurisë kombëtare, tek të cilat e vuri theksin Çërçill, renditeshin shumë më poshtë. Një problem tjetër për konservatorët ishte imazhi i tyre i dobët, nga i cili nuk ishte i imunizuara as Çërçilli. Pavarësisht nga popullariteti i  jashtëzakonshëm, Çërçill i moshuar, me prejardhjen e tij elitare dhe zakonet paternaliste viktoriane, u pa nga shumë britanikë si jashtë kontaktit me botën moderne.

Gjithashtu,ai kishte pikëpamje të vjetruara në lidhje me racën dhe perandorinë, që për shumë njerëz tingëllonin jo shumë të përshtatshme për epokën e re të pasluftës.

Ndërkohë, konservatorët u cilësuan si partia e atyre në fillim të luftës kërkuan që ta minimizonin kërcënimin nazist, me kryeministrin Nevil Çamberlein qëu ishte nënshtruar pretendimeve territoriale të Hitlerit.

Duke marrë parasysh gjithë këta elementë, nuk ishte çudi që Çërçilli dhe konservatorët i humbën zgjedhjet e vitit 1945. Por Çërçilli nuk u dorëzua. Në vitin 1950 ai humbi shumë ngushtë në zgjedhjet parlamentare. Pak më shumë se një vit më vonë, kur qeveria laburiste u zhyt në një krizë të thellë të brendshme, u thirrën zgjedhjet e reja.

Këtë herë, Çërçilli ishte fitimtar. Në tetor të vitit 1951, ai u bë sërish kryeministër dhe u ndje shumë mirë për këtë revansh. Ai i shfrytëzoi 4 katër vitet e tij të fundit si kryeministër në kohë paqeje për t’u riafruar me Bashkimin Sovjetik, dhe u përpoq të negocionte një fund të hershëm të Luftës së Ftohtë. Çërçill u tërhoq nga politika në vitin 1955, në moshën 80 vjeçare.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/when-a-winner-becomes-a-loser-winston-churchill-was-kicked-out-of-office-in-the-british-election-of-1945-129746

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: humbjelufteUiston Çërçillzgjedhje

TË LIDHURA

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar
Aktualitet

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025
E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes
Aktualitet

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

16:44 | 27/06/2025
Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet
Kryesore

Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet

16:18 | 27/06/2025
Next Post
Rënie dramatike e viruseve të zakonshme: Duhet t’i mbajmë maskat përgjithmonë?

Rënie dramatike e viruseve të zakonshme: Duhet t’i mbajmë maskat përgjithmonë?

Caktohet data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Tkurren shkollat, 26 mijë nxënës, studentë më pak për vitin akademik 20-21

Mori peng të riun dhe e futi në garazh, pranga 37-vjeçarit

Arrestohet 47-vjeçari në Lezhë në bashkpunim me Interpolin

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit
Showbizz

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

by mirseda
17:46 | 27/06/2025
0

Pas një periudhe të shkurtër mungese në komunikimin privat, Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania,...

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

17:36 | 27/06/2025
Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com