Regjisorja shqiptare Arlinda Morina në shtator të vitit të kaluar është kthyer në inspirim për të gjithë njerëzit që vuanin nga sëmundja e leuçemisë. Regjisorja arriti të mposhte betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë dhe fotoja e saj është vendosur në Paris.
Fotografia e Arlindës është vendosur pranë kullës Eifel në mesin e grave që luftuan kancerin dhe është shkrepur nga fotografi Boubkar Benzabat. Fatmirësisht tanimë Arlinda i është kthyer normalitetit dhe nga shumë njerëz njihet si heroina e kësaj sëmundje të rëndë.