Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Firmoset marrëveshja/ Kontribut prej 700,000 dollarë nga Zvicra, Norvegjia e UNDP

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Firmoset marrëveshja/ Kontribut prej 700,000 dollarë nga Zvicra, Norvegjia e UNDP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar sot një partneritet me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP).

Partneriteti thekson mbështetjen ndaj autoriteteve të shëndetësisë në Shqipëri, për të luftuar COVID-19 përmes blerjes së 30 respiratorëve.

Ky kontribut plotëson angazhimin e qeverisë shqiptare për rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një numri të mjaftueshëm të makinerive jetë-shpëtuese, për trajtimin e pacientëve të COVID-19 në terapi intensive.

Mësohet se Zvicra do të dhurojë 330 mijë dollarë, Norvegjia 3 milionë krona dhe UNDP 100 mijë dollarë.

30 respiratorët pritet të arrijnë në Shqipëri brenda muajit dhe do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se: Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar me rritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19. Në këtë situatë, ku ka më shumë të panjohura sesa të njohura, e vetmja mënyrë për t’u përballur me këtë armik të padukshëm është të bashkojmë forcat, duke qenë solidarë. Ndaj, mbështetja juaj për blerjen e 30 respiratorëve është shumë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.

Ambasadori zviceran, Adrian Maître tha se: Qeveria e Shqipërisë përcaktoi që një nga nevojat kryesore në menaxhimin e krizës së koronavirusit ishte sigurimi i makinave respiratore. Këto makina bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes për shumë njerëz. Për ne është kënaqësi që mundëm t’i përgjigjemi shpejt kërkesës tuaj dhe të kontribuojmë së bashku për blerjen e 30 respiratorëve shtesë për spitalet e Shqipërisë.

Ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë, Jens Erik Grondahl theksoi: Në një kohë shumë të vështirë, e cila po i rëndon shumë shërbimet e shëndetit publik, është e nevojshme të tregojmë solidaritet dhe të bëjmë cfarë kemi mundësi për të ndihmuar njëri tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta në mundjen e pandemisë. Për këtë arsye, Norvegjia është krenare që mbështet përpjekjet kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të respiratorëve në një partneritet të paprecedent me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP.

Ndërsa përfaqësuesja e Përhershme në Shqipëri e UNDP, Limya Eltayeb tha se: Në këtë kohë të paprecedentë, UNDP qëndron në krah të Shqipërisë. Kjo nismë demonstron fuqinë e partneriteteve për të ndihmuar shtetet të adresojnë shqetësime kritike shëndetësore në mes të pandemisë globale. Jemi të lumtur të bashkojmë forcat me Qeverinë Zviceriane dhe atë Norvegjeze për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore me pajisje kritike të emergjencave mjekësore të cilat mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Tags: Norvegjiaogerta manastirliuPartneritetUNDPzvicra

TË LIDHURA

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani
Kryesore

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
Pas divorcit Adele shet shtëpinë e saj dhe humbet një milion paund

Pas divorcit Adele shet shtëpinë e saj dhe humbet një milion paund

Nuk ka bindur Guardiolën, mbrojtësi portugez bëhet pjesë e një shkëmbimi

Nuk ka bindur Guardiolën, mbrojtësi portugez bëhet pjesë e një shkëmbimi

Ish-deputetja e PD-së aplikon për “pagë lufte”

Ish-deputetja e PD-së aplikon për "pagë lufte"







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi
Bota

Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi

by mirseda
17:41 | 10/03/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, të martën për...

Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

17:38 | 10/03/2026
Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

17:17 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com