Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Fino nxjerr shifrat: Milionat që shpenzoi Duka për luks me djersën e klubeve

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha


Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino ka reaguar në një postim në Facebook, ku akuzon sekretarin Ilir Shulku se tentoi të manipulojë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së.

Këtë akuzë, Fino e ka argumentuar me publikimin e disa shifrave, ku shkruan se Duka ka shpenzuar miliona lekë për luks me paratë e klubeve të futbollit.

Madje, deputeti socialist kërcënon se dosjet e abuzimeve janë sapo janë hapur, ndërsa paralajmëron se do të dalin të tjera.

Postimi:

REAGIM

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t’i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë…

– Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë “VAS TOUR” ka qenë për organizimin dhe akomodimin e “EURO 2016”. Për ta ditur sekretari i FSHF-së dhe opinion publik saktësisht janë si më poshtë:
• Janë paguar 373 milionë lek (të vjetër) për periudhën janar-maj 2016
• Janë paguar 170 milionë lek (të vjetër) për muajin qershor 2016
• Janë paguar 49 milion lek (të vjetër) për muajin korrik
• Janë paguar 392 milionë lek (të vjetër) për periudhën gusht-dhjetor 2016

(Pra, nuk ka lidhje 60% me Euro 2016)

Për t’i shpjeguar më tepër, i ka paguar shoqërisë zvicerane “KUONI” 75 milionë lek në gusht dhe 96 milion lek në mars 2016, për akomodime (para dhe pas Europianit)

– Sa i përket deklaratës së buxheti në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, i kujtoj se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë 32 miliard e 928 milionë e 590 mijë lekë (të vjetër) dhe shpenzimet janë 26 miliard e 40 milionë e 65 mijë lekë (të vjetër) (të marra nga pasqyrat financiare të publikuara nga vetë FSHF)

– Për kompaninë “Top Al”, Shulku thjesht konfirmoi shifrën time, por nëse unë e thashë në Lek, ai e konvertoi në Euro.

– Për shpenzimet e “Tropikal” nuk reagoi aspak

Duke qenë se nuk paska informacionin e duhur dhe duke qenë se ka qenë një mbrojtës në karrierën si futbollit, mendoj se sapo bëri një “autogol” me shifrat.

Gjithsesi, po i zbuloj edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit. Që vetë aktorët e futbollit, të kuptojnë se si paratë që vijnë për ta, shkojnë për bileta, akomodime, apo edhe për dreka e darka:

– Në vitin 2015, kompania “VAS TOUR” ka marrë plot 781 milion lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim (kujtoj që nuk ka pasur kampionat europian).

– Resorti “Tropikal” ka marrë 172 milionë lek (të vjetër)

– Kompania “PLUS” ka marrë 43 milionë lek (të vjetër)

– “Gustoso” ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura

Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica…

Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera…

Tags: Dukae klubeveFinoluksme djersënmilionatnxjerrqë shpenzoishifrat

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Next Post

Reprezalje ndaj terroristëve në Afganistan, mbi 100 të vrarë

VIDEO/Momenti i shpërthimit të 2 ndërtesave në Fier, filmuar me dron

Ngërçi me emrin/Shqiptarët e Maqedonisë “ndezin” shpresën e bashkimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com