Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fillim i ri apo opozitë jeniçere

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Nga: Genc Pollo

Të enjten, në 10 shkurt, mazhoranca ka caktuar për votim në seancë amendamentet kushtetuese të depozituara në tetor 2021 nga mazhornanca e Edi Ramës. Sipas tyre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK; niveli i parë i vetingut) do t’u zgjatet mandati deri në fund të vitit 2024.

Përfundimi i vetingut, i cili aktualisht është në gjysëm të rrugës, është i arsyeshëm. Lënia e tij përgjysëm do të ishte zgjidhje e keqe megjithë problemet jo të pakta që janë evidentuar nga shqiptarët e ndërkombëtarët. Kështu duhet kuptuar edhe përkrahja e qartë për përfundimin e tij nga BE dhe ShBA.

Por debatit parlamentar e publik i ka munguar një analizë e opsioneve të ndryshme për të pëmbyllur vetingun. Jo pak njohës të sistemit të drejtësisë më janë shprehur se kalimi i komptetencës së vetingut tek këshillat e prokurorëve e gjyqtarëve siç parashikon kushtetuta mund të funksionojë në rregull. Por supozojmë se opsioni i tyre nuk është më i miri.

Nëse mbetet zgjatja e mandatit të KPK-së atëhere Kuvendi ka dy nënopsione: 1- të vazhdojë me komisionerët aktualë; 2- të emërojë komisionerë të rinj të cilët do të shërbejnë deri në dhjetor 2024.

Komisionerët aktualë janë përfshirë në disa skandale të dokumentuara e denoncuara publikisht. Në një rast janë denoncuar njëzëri nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Për këto kam shkruar në detaj muaj më parë.

Për t’a thënë thjesht dilema e Kuvendit duket si ajo e Nastradinit që duhet të zgjidhte për të ngrënë rrush nga kaçilja që kishte përmjerë apo nga kaçilja e pastër. Unë mendoj se, nën shëmbullin e Nastradinit të urtë, Kuvendi duhet të mos aprovojë toptan amendamentet e Taulant Ballës por të shtojë edhe emërimet e reja të komisionerëve.

Në lojë hyn opozita! Sa më lart nuk do të kishte shumë kuptim praktik nëse mazhoranca Rama-Balla do të mundej t’i bënte ndryshimet vetë. Por pa deputetët opozitarë ato janë të pamundura. Ky është një rast i rallë kur votat e opozitës vlejnë vërtet për ndryshim real. Çdo opozitë në botën demokratike do të negocionte lëshime nga mazhoranca në përputhje me idetë e veta. Në vitin 2020 mazhoranca Rama e ndihmuar nga opozita jeniçere ndryshuan në favor të tyre Kushtetutën e Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime në shkelje të marrëveshjes me opozitën PD-LSI i siguruan Ramës mandatin e tretë siç provon analiza numerike. BE dhe ShBA i kundërshtuan ndryshimet si shkelje të marrëveshjes ose të paktën si pa konsensusin e palëve të saj.

Tashti është rasti të them (sërish) se opozita nuk mund të votojë asnjë ndryshim kushtetues të ri pa korrigjuar atë të v. 2020. Për hir të shëndetit demokratik të Republikës si dhe për hir të dinjitetit opozitar.

Çdo sjellje tjetër do të ishte vazhdim i opozitës jeniçere.

*Ish ministër e deputet

Tags: Genc PollokuvendiVETTINGU

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
“Është thjeshtë padrejtësi”, reagon për herë të parë Saimir Tahiri

Merret vendimi, ja në cilin burg do vuajë dënimin ish-ministri Tahiri

Ambasadorja Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë, ja çfarë diskutuan

Ambasadorja Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë, ja çfarë diskutuan

Balluku flet për shembjet në Paskuqan: Askush s’do ngelet pa strehim

Balluku flet për shembjet në Paskuqan: Askush s’do ngelet pa strehim

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com