Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fiksimi i Perëndimit me sigurinë e kufijve po destabilizon botën

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Fiksimi i Perëndimit me sigurinë e kufijve po destabilizon botën

Nga Ruben Andersson & David Keen “Foreign Policy”

Për shumë kohë, udhëheqësit perëndimorë kanë ndërmarrë masa të ashpra ndaj emigracionit të paligjshëm në emër të sigurisë kufitare. Është e natyrshme të besohet se indinjata me burgosjen e fëmijëve në SHBA, apo me ndjekjen penale të atyre që shpëtojnë emigrantët, të jetë një dukuri e përkohshme, e shkaktuar nga disa politikanë populistë.

Mjerisht kjo “lojë” vdekjeprurëse është sistematike. Për shumë vite, një pjesë kryesore e “lojës” ishte:fqinjët më të varfër merreshin me punën e pistë të pengimit të emigracionit ilegal. Përfitimet politike afatshkurtra të kësaj strategjie, janë shpesh të mëdha.

Por në një periudhë afatgjatë, një transferim i tillë i emigracionit dhe kontrollit kufitar, është një autogol spektakolar, jo vetëm në aspektin humanitar, por dhe atë politik. Shihni kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Në një raport të korrikut 2019, ne kemi shpjeguar sesi Brukseli dhe vendet anëtare të union, u kanë dhënë shumë para për parandalimin e emigracionit shteteve si Turqia, Libia dhe Nigeria.

Kjo praktikë ka sjellë pasoja të rënda, për të cilat debatohet rrallë. Duke raportuar më pak emigrantë dhe refugjatë që mbërrijnë në brigjet evropiane, që nga shifrat rekord të vitit 2015, politikanët trumbetojnë suksesin e supozuar të luftës ndaj emigracionit përmes patrullimeve, gardheve me tela me gjemba dhe pengesave të tjera të mëdha.

Shumica e mediave, kanë folur për një histori suksesi. Por ky sukses, maskon në fakt një dështim shumë më të madh moral dhe politik, që do të vazhdojë ta përndjekë BE-në. Lufta e Evropës kundër emigrimit të paligjshëm, ka nxitur abuzime të mëdha, që po e minojnë rolin global të BE-së, dhe vlerat që ajo pretendon se mbron.

Dhe shkeljet variojnë nga kampet e refugjatëve me kushte skandaloze në Greqi, deri tek rrugët gjithnjë e më të rrezikshme të refugjatëve përmes Saharasë, dhe mbytjet e shumta por të shmangshme të emigrantëve në detin Mesdhe.

Brenda vetë Evropës, mentaliteti shumëvjeçar i krizës, ka nxitur ndjenjën e rrethimit, nga e cila duket se po përfiton vetëm ekstremi i djathtë. Strategjia e BE është e thjeshtë:eksportoje jashtë vetes problemin. Siç vëren Këshilli i Evropës, kjo përfshin edhe dhënien e ndihmës për regjimet autoritare, për sa kohë që ato janë të gatshme ta bëjnë punën e pistë të pengimit të emigracionit përmes dhunës ç’njerëzore, dhe shumë shkeljeve të tjera.

Lista e të vdekurve për shkak të “Fortesës Evropë”, që nga viti 1993 regjistron tashmë mbi 30.000 qenie njerëzore. Ndërkohë, është e vështirë të dihet se çfarë ndodh me njerëzit që  kthehen mbrapsht, dhe dëbohen në thellësitë e shkretëtirës së Saharasë, apo brenda burgjeve brutale të Libisë, që mbështeten financiarisht nga BE.

Duke e fituar luftën e vetëshpallur kundër emigracionit, Bashkimi Evropian, po humbet ndikimin e tij, përmes minimit të vlerave që supozohet se qëndrojnë në themelin e projektit evropian. Për shembull, shihni se çfarë ndodhi me një nga projektet për parandalimin e emigracionit.

Turqia, ku BE-ja e pranon ekzistencën e pushtetit autoritar të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, arriti në vitin 2016 me Brukselin një marrëveshje mbi këtë çështje. Duke luajtur me mjeshtëri me këtë çështje, Erdogan kërcënoi në tetor të këtij viti “të hapë portat”, që refugjatët sirianë të dynden sërish drejt Evropës, nëse liderët evropianë nuk mbështesnin operacionin e tij ushtarak në Sirinë e Veriut.

Lëvizja e njerëzve, nuk është në vetvete një kërcënim për sigurinë e askujt. Në Evropë dhe gjetkë, është i mundur zbatimi i një lloj tjetër politike të emigracionit. Në fakt, fiksimi me sigurinë kufitare është kryesisht i kohëve të fundit, dhe larg nga të qenit i pashmangshëm.

Në vend se të përshkallëzojë sigurinë kufitare dhe frikërat politike rreth emigrimit, BE duhet të rindërtojë projekte pozitive të bashkëpunimit dhe mundësive. Sidomos duke punuar me Bashkimin Afrikan dhe planet e saj fillestare për nxitjen e lëvizjes së lirë në të gjithë kontinentin.

Projektet duhet të sigurojnë, që BE dhe vendet anëtare të mos e thellojnë destabilitetin në vendet e tjera, siç ka ndodhur me Libinë që përpara ndërhyrjes katastrofike të NATO-s atje. Lëvizje të ngjashme, mund të ndërmerren diku tjetër. Për shembull, emigracioni në kufirin SHBA-Meksikë, mund të adresohet nga Uashingtoni përmes përpjekjeve reale për t’i dhënë fund bashkëpunimit të gjatë të SHBA-së, dhe i dhënë fund qasjes që mbron destabilitetin në Amerikën Qendrore.

Ndryshime duhen bërë edhe në luftën kundër trafikut të drogës, që po e dëmton Meksikën, ku armët amerikane kanë ndihmuar në nxitjen e dhunës që ka marrë deri tani mijëra jetë njerëzore. Por që të ndodhin ndryshime të tilla, duhet të ketë më së pari një ndryshim të mendimit në Perëndim mbi emigracionin.

Debati midis të drejtave dhe sigurisë, ose midis kufijve të hapur dhe atyre të mbyllur, i pikturon ata që janë në kampin e parë si idealistë naivë, dhe ata në kampin e dytës si realist të vendosur. Por kjo është një kundërvënie e rremë. Fiksimi pas mbrojtjes së kufirit, është një zgjedhje ideologjike që krijon një lojë të rrezikshme.

Nëse politikë-bërësit dhe votuesit, duan të jenë vërtet “realistë”, është thelbësore që ata të vlerësojnë kostot e plota, dhe të refuzojnë stimujt e rrezikshëm për përshkallëzimin e dhunës dhe mbështetjen e regjimeve autoritare. Ndërkohë, fantazia e mbrojtjes së demokracive perëndimore, përmes nxitjes së kontrolleve të jashtme të emigracionit, ushqen iluzionin e dëmshëm se këto vende mund të izolohen nga problemet, siç janë konflikti dhe ngrohja globale, për të cilat ata vetë kontribuojnë fuqimisht.

Hapi tjetër, është të propozohet një qasje e re. Në vend se të ushqeni destabilitetin jashtë vendit, dhe të normalizoni politikat nacionaliste në shtëpi, përmes obsesionit mbi sigurinë, ekziston një zgjedhje më e mirë. Një zgjedhje, që përfshin mbrojtjen e njerëzve dhe jo të kufijve. Qytetarët e shkolluar dhe liderët politikë, duhet të fillojnë të angazhohen në këtë drejtim./ TIRANA TODAY

Tags: botëndestabilizonemigracionitFiksimikufijvePerëndimitsigurineudhëheqësit

TË LIDHURA

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni
Bota

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

12:06 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike
Rajoni

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

11:09 | 03/06/2025
Next Post
Anëtar i trupës që po gjykon Shullazin, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin

Anëtar i trupës që po gjykon Shullazin, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin

Pamje/ Brenda shtëpisë së Bill dhe Hillary Clinton

Pamje/ Brenda shtëpisë së Bill dhe Hillary Clinton

‘Alarm fals’/ Çfarë përmbante çanta e dyshuar për lëndë shpërthyese

‘Alarm fals’/ Çfarë përmbante çanta e dyshuar për lëndë shpërthyese

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë
shendetesi

Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

by mirseda
12:09 | 03/06/2025
0

Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e...

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

12:06 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Aksion i madh i Speciales në Kosovë kundër trafikut të drogës!

Aksion i madh i Speciales në Kosovë kundër trafikut të drogës!

11:49 | 03/06/2025
“Kërkoni ndihmë nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë”, pediatrja

“Kërkoni ndihmë nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë”, pediatrja

11:46 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com