jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fije që priten

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fije që priten

Nga: Arion Sulo

Shkarkimet e drejtoreshave të Tatimeve dhe Doganave si vijim i goditjes së ish-ministrave. Çfarë po ndodh përtej lëvizjeve të fundit të kryeministrit në diplomaci, Infrastrukturë dhe Financa dhe pakënaqësia e grupit influent në PS, që së fundi ka humbur pushtet.

Edi Rama e kishte shumë të qartë që motivacioni i shkarkimit të shtatë ministrave të tij dhjetorin e shkuar, se ata kishin pasur rezultate, por duhet të largoheshin për shkak të pesë viteve në kabinet, fuste ujë rëndshëm. I rrezikuar nga protesta e studentëve, që nuk dihej se si do të kthehej nga pushimet e dimrit, por edhe i kujdesshëm ndaj pasojave prej nderit të humbur të peshave të rënda që po hiqte pa njoftim, ai zgjodhi të ishte kontradiktor, por të paktën në publik të dukej se po i përcillte denjësisht. Fytyrat e vrerosura të ministrave në momentet e shpalljes së listës së kokave të prera ia prishën skenarin dhe rrëzuan blofin.

I kapur në një kontradiktë më të madhe, atë të rrëzimit de facto të të gjithë kabinetit kur ikën më shumë se gjysma e tij, Rama u përpoq të “lante duart” sa më shpejt të ishte e mundur, duke ia faturuar krizën e studentëve, ministrave që “eksperienca po i pengon, sepse kish filluar të bëhet alibi”. “Ta shohim, ja ku jemi”, ishte shprehja që ai e kishte dëgjuar nga deputetët për hallet e njerëzve. “Sa është rritur volumi i fjalës ‘ta shohim’, kur flisja me ministrat”, do të thoshte ai.

Por kalimi i përgjegjësisë së fundvitit te figurat që i krijonin kosto, duket se nuk ka mjaftuar për të përmirësuar qeverisjen dhe imazhin e saj. Tre muaj më pas, asnjë nga ministrat e rinj nuk ka dalë nga anonimati, madje në disa raste, si ai i anulimit të vendimit për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para 2010-s ka krijuar kaos brenda qeverisë, ku ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka qenë pro dhe Belinda Balluku e Transportit dhe Infrastrukturës kundër. Rama sigurisht nën kërcënimin e populizmit vendosi për anulimin e vendimit.

Distancimi nga kostoja që i krijonin ministrat e larguar dhe starti i ministrave e rinj, të cilët ia paketoi publikut se si aset kanë pikërisht mungesën e eksperiencës, duket se është shumë larg premtimit të Ramës se ndryshimet do të sillnin jo vetëm rezultate, por do të çonin edhe në fitoren e mandatit të tretë.

Çmontimi vijon

Ish-ministrat së bashku me disa pjesëtarë aktualë të qeverisë janë ende shumë të fortë dhe influentë, ndërsa prurjet e reja në qeveri, ende të dobët e të rrethuar nga bashkëpunëtorë të emëruar prej paraardhësit.

Në këtë dritë janë shkarkimet e ditëve të fundit të njerëzve kyç të ish-ministrave. Nëse “reforma” e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ishte edhe një hakmarrje ndaj Ditmir Bushatit, lëvizjet e djeshme në Dogana dhe Tatime, dy sektorë jetikë për arkën e shtetit, janë qartazi largime të njerëzve të afërt të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Megjithëse të ardhura të dyja nga Bashkia e Tiranës kur drejtohej nga Rama, lirimi nga detyra i dy drejtuese të larta, drejtoreshës së Doganave, Belinda Ikonomi, dhe drejtoreshës së Tatimeve, Vasilika Vjerro, nuk u shoqërua me ndonjë motivacion. Në qeveri, që pas janarit, ministrat e rinj ankohen se stafet janë të paraardhësve, ndërsa Rama, me shkarkimet e ditëve të fundit, ka dëgjuar dhe reflektuar ankesat e tyre. Ndryshimet në drejtimin e Tatimeve dhe Doganave pasojnë “fshesën” në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, pas largimit të Damian Gjiknurit. Kronologjia e largimit të drejtorëve të rëndësishëm, që nis me shkarkimin e gjithë drejtorëve të policisë së emëruar nga Saimir Tahiri, vijoi rregullisht në çdo ministri ku është ndryshuar titullari. Njerëzit e Tahirit, Beqes, Gjiknurit, Bushatit dhe Ahmetajt kanë pësuar të njëjtin fat si të ish-shefave të tyre.

Grupi i ish-ministrave

Meraku i kryeministrit për mungesën e kompetencave të plota dhe bashkëpunëtorëve të motivuar të shtatë ministrave të rinj nuk është i vetmi. Shkarkimi “live” në fund të dhjetorit nuk ka kaluar pa pasoja, siç do të shpresonte kryeministri. Ndërsa i jepte lajmin ai shtonte se “Ata janë një pjesë e mirë e udhëheqjes së Partisë Socialiste. Janë një investim strategjik i familjes sonë politike, janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për t’i dhënë edhe kësaj familje, edhe Shqipërisë, në Parlament, në qeveri, prapë në të ardhmen”.

Megjithëse i sistemoi në punët e partisë për zgjedhjet e 30 qershorit, duke nisur nga Ditmir Bushati në Shkodër e deri te Damian Gjiknuri në Vlorë (këtë të fundit edhe sekretar për çështjet zgjedhore), poli i ish-ministrave është zgjeruar dhe fuqizuar.

Në ditëlindjen e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, para tre muajsh, lista e të ftuarve ishte tregues i ndarjes me thikë të figurave të larta në Partinë Socialiste. Në festën e ministrit ishin bashkë: Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Niko Peleshi dhe Blendi Çuçi dhe asnjë nga ministrat e rinj, ndërsa e njëjta gjë kuptohet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, apo mbështetësit e tij. Të dyja fraksionet dihet që janë ndarë prej kohësh në PS, por rikandidimi i fundit i Veliajt dhe shkarkimet e fundit të drejtuesve të emëruar nga ish-ministrat duket se i kanë thelluar ndarjet. Edhe pse nuk dihet nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen, sërish vlera politike dhe partiake e ish-ministrave në qarqet ku ata janë drejtues ka shumë peshë në përballjet elektorale, qofshin këto në kohë apo para kohe. Motivimi i Gjiknurit në Vlorë, Bushatit në Shkodër, Çuçit në Gjirokastër lëvizin balanca jo të vogla votash. Deri tani, ish-ministrat dhe mbështetësit e tyre nuk kanë krijuar ndonjë problematikë në grupin parlamentar apo Kuvend edhe për shkak të djegies së mandateve të opozitës dhe mbushjes së Kuvendit me deputetë zëvendësues që janë gati të votojnë si qeveria. Ata nuk patën fuqi politike edhe të vinin në diskutim rikandidimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me të cilin dihet se nuk kanë raporte të mira. Por në një krizë politike është e kuptueshme që kryeministri brenda shtëpisë së tij politike ka nevojë për të gjithë. Shumë shpejt atij do t’i duhet të mbajë ekuilibrat mes ish-ministrave që i krijojnë kosto në elektorat, por i ka emëruar në krye të qarqeve, prurjeve të reja në qeveri që nuk po ngjisin dhe fuqizimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sjellja e Ramës me figurat e PS-së që kanë humbur së fundi pushtet, nuk është një gjë aq e kollajtë për t’u menaxhuar, nëse kemi parasysh se pesë vite në qeverisje të dyja palët janë kujdesur për të mbrojtur veten e tyre në ditë të vështira.

Me opozitën në rrugë që kërkon dorëheqjen e tij dhe me disa skandale nëpër këmbë, pakënaqësia e ish-ministrave është një bezdi jo e vogël, të cilën duket se Rama ka vendosur hë për hë ta përballojë me goditjen edhe më të ashpër ndaj tyre./ Gazeta Liberale

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Arion SuloFije që pritenramashkarkimet

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Era e fortë në Turqi ‘fluturon’ një person në ajër (Video)

Era e fortë në Turqi ‘fluturon’ një person në ajër (Video)

Përdhunuan amerikanen, e pamëshirshme ajo që kërkon Salvini për 3 autorët

Përdhunuan amerikanen, e pamëshirshme ajo që kërkon Salvini për 3 autorët

Detajet/Zbardhen fotot e studentit ekselent që u dhunua sot në protestë

Detajet/Zbardhen fotot e studentit ekselent që u dhunua sot në protestë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com