Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para pak minutash një pikë këmbimi valutor.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, pranë Prefekturës, ndërsa nuk dihet ende sa është shuma e marrë nga grabitësit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Burimeve nga policia thonë se kanë qenë dy persona që kanë hyrë me shpejtësi në bankë dhe duke i drejtuar armët punonjësit kanë marrë xhiron ditore, rreth 70 mijë lekë të reja.