Një i ri i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në fshatin Hamil të Fierit. Sipas policisë viktima është D.K, 21 vjeç, i cili u vetëvra me armë zjarri. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë një veprim të tillë.
Njoftimi i policisë:
Në datën 09.07.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Fier se ka shkuar i vdekur shtetasi D.K, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, i cili dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.