Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit/Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Festa e Kurban Bajramit/Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me anë të një videomesazhi ka njoftuar të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet në sheshin ‘Skënderbej’, në Tiranë. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ju shpreh urimet të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin! Bujar Spahiu ka uruar për paqe, begati e mirësi në familjet shqiptare.

Statusi

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë Shqiptarëve!

Bismilahi-Rrahamini-Rrahim

Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbërës.

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)

Të dashur qytetarë, nesër, në Shqipëri dhe mbarë botën, është festa e Kurban Bajramit.

Zoti i gjithësisë në suren Kevther në Kuran thotë:

“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”

Ndërsa në një tjetër sure (En’nam) na kujton:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve!”

Të dashur qytetarë, Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.

Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atë kohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës së tij heroike, Haxhires.

Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti.

Kush ka mundësi le të presë Kurban vetëm për Hir të Zotit, e kush nuk ka inshAllah i mundësohet sa më shpejt.

Silluni mire me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërmit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfërit.

Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët.

“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti.

Ky Bajram na jep mesazhin që për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona!

E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendin tonë dhe mbarë njerëzimin!

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Gëzuar Kurban Bajramin!

Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Tags: Bujar SpahiuKomuniteti Mysliman i Shqipërisëkurban bajrami

TË LIDHURA

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime
Aktualitet

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…
Aktualitet

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Next Post
Nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

Nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

Boris Johnson: Konservatorët konkurrojnë për lidership ndërsa fillon gara për të zëvendësuar kryeministrin

Boris Johnson: Konservatorët konkurrojnë për lidership ndërsa fillon gara për të zëvendësuar kryeministrin

Arrestohet vajza e politikanit, ndihmonte trafikantët për të identifikuar klientët (FOTO)

Arrestohet vajza e politikanit, ndihmonte trafikantët për të identifikuar klientët (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime
Aktualitet

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

by mirseda
13:19 | 18/04/2026
0

Bashkia Gjirokastër reagoi sot lidhur me pretendimet e shpërndara së fundmi, sipas të cilave kryetari i bashkisë...

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com