Një 40-vjeçar shqiptar, është arrestuar ditën e sotme nga policia britanike pasi është kapur me një fermë kanabisi, vlera e së cilës shkonte mbi 1 milion paund.
Gjykata e Sheffield bëri me dije se Vladimir Murrja, ka pranuar dy akuza për prodhimin e kanabisit, shkuran The Star.
Laura Marshall, e cila ka ndjekur penalisht këtë çështje tha se rendimenti i mundshëm maksimal nga bimët në Rrugën Petre ishte pak më shumë se 929,000 paund dhe prodhimi i mundshëm nga bimët e zbuluara në Carlton Road ishte pak më shumë se 150,000 paund.
Murrja, i cili nuk është dënuar asnjëherë më parë për vepra penale u deklarua fajtor për dy akuza për prodhimin e kanabisit.
Avokatja Ayesha Smart tha se Murrja, i cili ka një fëmijë tashmë është dërguar në paraburgim dhe pret të marrë dënimin e tij. Murrja kishte luajtur një rol të rëndësishëm, por jo një udhëheqës në operacion.