Një sherr mes femrave ka ndodhur ditën e djeshme, në takimin që ekipet U-17 të Rusisë dhe Zvicrës, luanin për llogari të eliminatoreve të Europianit.
Femrat ruse u përpoqën që të fusnin shpejt topin në lojë, por kapitenia e Zvicrës, Ela Lustina, u përpoq që të vononte kundërshtaret.
Diçka e tillë, nuk i pëlqeu ruseve, dhe ishte Pamen Tçato, e cila iu kundërvu kundërshtares, duke e goditur me shqelm. Por, edhe zvicerania iu kthye, dhe filluan grushtet në kokë.
U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të tjera të ekipeve, që situata të qetësohej, ndërsa të dyja lojtaret u përjashtuan me karton të kuq. Në fund, takimi përfundoi me fitoren e ekipit zviceran, me shifrat 4-2.