Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gruaja nga Tirana: Vajza më kërkoi ndihmë, po rrezikohen

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gruaja nga Tirana: Vajza më kërkoi ndihmë, po rrezikohen

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla.

“Ju lutem, kam 6 vite që lutem… janë fëmijë që nuk kanë asnjë faj”, shprehet nëna, mide Dumani.

E larg Shqipërisë, vajza i kërkon nënës vetëm të bashkohet me familjen. Besimi se kjo do të ndodh është kthimi në atdhe i kosovarëve më shkurt të këtij viti, siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel.

“Veç duam të vijmë atje. Nuk kemi nevojë për asgjë. Veç të vijmë atje. Ti më the mua që do ju heqin të gjithëve bashkë, kur e morëm vesh ne ata thanë veç Kosova. Ndoshta dhe neve vijnë na marrin sot… Nuk dimë gjë”.

Ndërsa mesazhi i fundit që 14 vjeçarja ka dërguar ishte mbrëmjen e kësaj të hëne, ku paralajmëron rrezikun që e pret nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde.

Ishte Shkëlzen Dumani që në 2014 rrëmbeu në atë kohë djalin e tij 5-vjeçar dhe vajzën 8-vjeçare pa dijeninë e bashkëshortes, Mides.

“Motra s’ka qenë në dijeni as ne s’kemi qenë. Ka thënë që do shkoj me disa vëllezër të tjerë mysliman që do jenë pa gratë e tyre dhe kështu nuk është nevoja të vish dhe ti. Arriti dhe te noteri të marr një deklaratë që motra jep pëlqimin për të lëvizur jashtë Shqipërisë bashkangjitur me një kontratë të shitjes së shtëpisë e ka përdorur deklaratën për të kaluar në Rinas”, thotë Agim Ndregjonaj.

Qasjen ndaj ISIS , mendohet nga familjarët, se Shkëlzeni e ka fituar në Arabinë Saudite, ku sipas tij punoi si hidraulik për 2 vite.

“Pas kthimit filloi predikimet fetare. Sjellja më e çuditshme filloi duke lënë mjekër duke veshur pantallona më të shkurtra por ama me motrën s’kishte sjellje problematike”, shton Ndregjonaj.

E pak muaj pas arritjes në Siri, Shkëlzeni humbi jetën në luftën krah grupit militant të shtetit islamik . Por para kësaj ngjarje pranë tij kishte mbërritur e ëma, gjyshja e fëmijëve Medije Dumani që sot kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në kampin Al Hol ku gjenden një grup shqiptarësh.

“T’kini durim ju edhe ne se kemi ndenjur 6 vjet këtu në luftë e tani jemi më mirë, mos kini merak. Kur t’ikin gjithë shqiptarët e ne bashkë me ta . ju a mundeni të lidheni me shtetin , shteti ka dorë në këtë mes vetëm me ta mund të dalim”.

Por pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga familjarët që gjenden në Shqipëri, fëmijët rezultojnë ende të humbur sipas Interpolit dhe shteti shqiptar vazhdon të thotë prej 6 vitesh se po punohet në kthimin e sigurt të fëmijëve në vendlindje./Top Channel

Tags: apelfëmijët shqiptarëndihmësiri

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Kastriot Myftaraj: Te 200 lekëshi i ri është fshehur portreti i Erion Braçes

Kastriot Myftaraj: Te 200 lekëshi i ri është fshehur portreti i Erion Braçes

Kosova tërhiqet nga anëtarësimi në INTERPOL

Kosova tërhiqet nga anëtarësimi në INTERPOL

Vetëvendosje e LDK mohojnë spekulimet: S’kemi folur asnjëherë për ndarjen e ministrive

Vetëvendosje e LDK mohojnë spekulimet: S’kemi folur asnjëherë për ndarjen e ministrive







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com