Në fund të majit, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë.
Në atë kohë “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” bënë apel për solidaritet, për një shtëpi të re për këtë familje.
Samir Mane, Tirana Bank dhe Balfin grup iu përgjigjën thirrjes, duke i dhuruar familjes Poka një shtëpi të re në Golem.
Fëmijët: Si do rritemi ne, ku do jetojmë? Si do ja bëjmë për shtëpinë, ne këtu nuk mund të jetojmë?
Për hallet që kemi, ne këtu nuk mund të jetojmë, nuk kemi as shkollë, as ambulancë, asnjë gjë. Dy orë për të shkuar tek shkolla. Na dërgonte babi në shkollë.
Nëna: E kam zemrën copë-copë prej fëmijëve. Si do ja bëjmë, nuk jam në gjendje të përballoj. Shkollë, spitalin. Nuk kanë kurrë gjë. Kur vinë fëmijët nga shkolla, kërkojnë babain. Vinë dy orë në këmbë, janë të lodhur dhe të copëtuar kërkojnë bukë, nuk kam çfarë t’ju jap.
Kur flemë në darkë, fle me merak, se po na vjen ujku, arusha. Kam frikë se po më zë korrenti fëmijët, pasi telat janë mbi kokë, dyshemenë e kam me baltë, banjo nuk kam…”.