Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Fëmija shqiptar, shembulli që po përdoret për miratimin e ligjit të nënshtetësisë për emigrantët në Itali

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Fëmija shqiptar, shembulli që po përdoret për miratimin e ligjit të nënshtetësisë për emigrantët në Itali

E drejta e shtetësisë e pakushtëzuar për të gjithë të lindurit në Itali, e quajtur “ius soli”, ka hasur në kundërshtimin e fortë të Lega Nord, të cilët shkaktuan sherr, ofendime, të shtyra dhe konfuzion në senat për të ndaluar aprovimin e ligjit.

Ligji do t’i jepte të drejtën pothuajse një milion fëmijëve të huaj të lindur në Itali, përfshirë shumë fëmijë emigrantësh shqiptarë, të cilët frekuentojnë shkollat italiane, të kërkonin të drejtat e tyre të barabarta me shokët e klasës.

Pikërisht një fëmijë emigrantësh shqiptarë i lindur në Itali është marrë shembull nga aktivistët pro reformës, për të treguar pse është kaq i nevojshëm. Vito Zito, një pedagog në Universitetin e Barit, ka shpërndarë në Facebook listën e notave të djalit të miqve të tyre.

Notat e djalit janë të gjitha nënta dhe dhjeta: dhjetë në italisht, në shkenca, nëntë në matematikë. Mbi këto rezultate Zito mbështetet për t’i dhënë një mesazh legistëve dhe mbështetësve të “Lëvizjes 5 Yje” që heshti për reformën.

“Fëmija ka lindur në Itali dhe prindërit e tij kanë jetuar këtu më shumë nga sa kanë jetuar në Shqipëri. Atëherë nëse nuk e kuptoni vërtet rëndësinë e kësaj mundësie që po i humbisni këtij vendi, dorëzohuni, sepse e ardhmja do të jetë gjithsesi e këtyre fëmijëve”.

Aktualisht pa reformën, shtetësia në Itali u jepet vetëm fëmijëve të lindur nga prindër të panjohur ose pa shtetësi, të cilët nuk mund t’ia transmetojnë shtetësinë e tyre fëmijës.

Një interpretim indirekt i ius soli është edhe ai që i jep të drejtën një fëmijë në çastin që mbush 18 vjeç, të kërkojë shtetësinë nëse ka patur leje qëndrimi gjatë gjithë kësaj kohe. Por edhe kjo e drejtë humbet nëse shtetësia nuk kërkohet brenda një vit nga mbushja e moshës.

Rregullat e reja përcaktojnë se një fëmije i jepet shtetësia që në lindje, nëse të paktën një nga prindërit e tij zotëron leje qëndrimi afatgjatë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, njëlloj si në Greqi, një fëmijë i lind e drejta në moshën 12-vjeçare të kërkojë shtetësinë, nëse ka jetuar dhe frekuentuar për të paktën 5 vjet arsimin shkollor në Itali.

Ndërkohë, përjashtohen nga kjo e drejtë të huajt që:

  • Kanë leje qëndrimi me qëllim studimi apo formimi profesional
  • Kanë leje qëndrimi për mbrojtje të përkohshme ose për qëllime humanitare
  • Kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe janë në pritje të një vendimi
  • Kanë leje qëndrimi afatshkurtër
  • Gëzojnë një status juridik të veçantë të parashikuar nga konventat ndërkombëtare për marrëdhëniet diplomatike

Ndër shtetet që ofrojnë “ius soli” të pakushtëzuar janë edhe: SHBA, Kanadaja, Meksika, Argjentina dhe Brazili. Ndërsa ndër vendet që ofrojnë shtetësin me kushte të ngjashme me ato që propozon Italia janë edhe: Greqia, Gjermania, Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Zelanda e Re./scan/

Tags: emigrantefëmijëitalinënshtetësi

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Rama u thotë “mirëmëngjes” shqiptarëve: S’ju premtoj mrekullira, por…

Rama u thotë “mirëmëngjes” shqiptarëve: S’ju premtoj mrekullira, por...

NASA paralajmëron prodhimin e superaeroplanit, “Supersonic X-Plane”.

NASA paralajmëron prodhimin e superaeroplanit, “Supersonic X-Plane”.

SHBA-Kubë; Trump anulon marrëveshjet e administratës “Obama”

SHBA-Kubë; Trump anulon marrëveshjet e administratës “Obama”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com