Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit, Felipe Melo që tashmë është rikthyer të luaj në ligën braziliane me ekipin e Palmeiras nuk e ka harruar zakonin e vjetër. Në përballjen me Corinthians, e cila ishte e vlefshme për “play off” të kampionatit paulista ka shpërthyer një përleshje masive.
E gjitha nisi në një shtyrje pranë këndores dhe më pas u përfshinë të gjithë lojtarët, por ishte Melo më aktivi i cili nuk i kursen grushtet dhe të shtyrat. Më pas ai ndëshkohet me kartonin e kuq.