pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino girişsonbahisholiganbet girişnesinecasinoibizabet girişholiganbetBettilt girişibizabetmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetBettiltholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është gjendur përballë një sulmi në dukje të faktuar, lidhur me udhëtimet e saj të shtrenjta dhe faturat e hoteleve, që në fakt ngjall mjaft interes për publikun. Respekti ndaj parave publike dhe transparenca, janë një standard etik që nuk duhet anashkaluar.

Një reporter i ri, i angazhuar në një projekt investigative, ka kërkuar faturat nga Ministria e Drejtësisë dhe ata ja kanë ofruar. Kjo është shenjë e fortë transparence.

Pas kësaj, reporteri i ka lexuar faturat si shpenzime personale të ministres Gjonaj dhe i ka publikuar.

Burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë i pohuan gazetatës TemA, se i kanë ofruar portalit në fjalë faturat dhe konfirmojnë origjinalitetin e tyre, por kanë theksuar se askush nuk ka bërë pyetje rreth kompleksitetit të faturës, numrit të personave që kanë udhëtuar, ditët që kanë fjetur, natyrën e udhëtimit, ndonjëherë të minutës së fundit dhe çmimet e asaj periudhe. Pra nuk ka pasur pyetje shpjeguese për faturat dhe në dukje ato ngjajnë si një zbulim.

Ministria është duke verifikuar çdo zë shpenzimi dhe me siguri që do të ketë ndonjë komunikim më profesional, të cilin e ka detyrim për publikun.

Reporteri i ri natyrisht nuk e ka çuar deri në fund punën e tij, por pjesa tjetër e shtypit që e ka keqpëdorur atë, e ka banalizuar fare, jo vetëm duke mos u thelluar, por duke fantazuar.

Vëmendja ndaj udhëtimeve të zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve të lartë, qofshin në pushtet apo opozitë, është detyrim publik dhe duhet të jetë transparent.

Shtypi shqiptar në fakt këtë nuk e ka bërë kurrë. Ka mjaftuar ndojë foto avioni apo gallatë nga ato të Sali Berishës tek “qytetari digital”, por kurrë nuk ka pasur ndonjë seriozitet në këtë pikë.

Biles Kosova është shumë më përpara në këtë pikë. Një hetim i Enver Robellit për hotelin në St Moritz në vendin më të shtrenjt të botës, ku Ramush Haradinaj kishte harxhuar mijëra euro privatisht, tronditi gjatë politikën në Kosovë. Po ashtu një shëtitje me jahtin e Devollëve të Shpend Ahmetit në Mal të Zi.

Rasti në fjalë nuk vlen shumë për të hetuar Etildën, por për të parë, se si edhe një rast kur një reporter i ri kishte bërë gjysmën e punës, pjesa tjetër dembele e shtypit e bëri barcaletë, duke mos u thelluar dhe duke e banalizuar problemin tek ana vanitoze e udhëtimeve të punës.

Dhe kjo nuk vlen vetëm për ministrant, por gjithë politikanët. Merrni udhëtimet e Lulzim Bashës në TIMS, që është minimalisht një herë në javë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Holandë, dhe në shumicë të herës në biznes klas, dhe gjeni burimin financiar të gjithë këtij buxheti udhëtimesh, i cili i kalon 5 mijë dollarë në muaj.

Është njësoj e pamoralshme dhe nëse ja paguan PD, dhe nëse i paguan vetë, pasi në rastin e parë, shpërdoron për qëllime personale paratë e PD, e në të dytin fsheh burimet publike financiare të vetat.

Ndaj është mirë që shtypi të merret me shpenzimet publike të politikanëve, udhëtimet e tyre, udhëtimet e ministrave për punë apo privatisht, që kjo të kthehet në një kulturë komunikimi për ta.

Por në këtë rast, në vend të thellohej një gjysmë hetim i një reporteri, u thellua spekulimi. Dhe tani në vend të faturave të Etildës, na bie të diskutojmë më shumë për faturën që merr shtypi në raste të tilla nga mos zbardhja e plot e ngjarjes.

Dhe është si ajo përralla që kur thua “ujku, ujku”  gjithmonë, dhe kur bie ujku, nuk beson njeri.

 

Tags: Etilda Gjonajmero bazeministrja e Drejtësisë

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

As Parisi, as Amsterdami/ Dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe...

'Hell's Kitchen 2'/ Një bukuroshe në krahë të Renato Mekollit  

Gazeta gjermane zbulon presionin që Pompeo i bëri Vuçiç për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com