Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fatura e rëndë e tepsisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fatura e rëndë e tepsisë

Nga Klodian Tomorri:

Në mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme shqiptare zhvilloi tenderin për ndërtimin e linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë Prishtinë. Projekti financohej përmes një huaje nga banka gjermane KFW dhe në garë morën pjesë 2 kompani, kroatja Dalekovod dhe boshnjakja Energoinvest. Në mënyrë të papritur KFW shpalli fituese firmën kroate, e cila kishte ofruar një çmim plot 8.2 milionë euro më të lartë se sa Energoinvesti i Bosnjës. Por paratë ishin hua dhe do të paguheshin nga qytetarët shqiptarë. Sapo mori vesh shpalljen e fituesit, Sali Berisha e bllokoi tenderin.

Në atë kohë, presioni mbi qeverinë ishte i madh. Nga njëra anë banka gjermane kërcënonte me anulim të financimit, nga ana tjetër opozita e atëhershme akuzonte qeverinë se ishte duke sabotuar interesat kombëtare dhe bashkimin energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por Sali Berisha qëndroi deri në fund dhe vendosi anulimin e procedurës.

Tenderi u përsërit në vitin 2014 dhe për ironi Rama, që në atë kohë akuzonte Berishën se po favorizonte serbët, shpalli fituese të njëjtën kompani që donte të shpallte qeveria e Berishës, boshnjake Energoinvest. Qytetarëve shqiptarë ju kursyen 8.2 milionë euro dhe më vonë edhe vetë KFW e pranoi se tenderi i parë kishte pasur parregullsi.

Do të kalonin më shumë se tetë vite që në Shqipëri të përsëritej një rast thuajse identik me atë të linjës së Kosovës. Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, vetëm se këtë herë interesat korruptive nuk vijnë nga jashtë, por janë të brendshme dhe madje në luftë me njëra tjetrën.

Zanafilla e këtij konflikti ishte vendimi i ARRSH për të skualifikuar të 5 ofertat me çmimet më të ulëta në tender dhe për të shpallur fituese ofertën më të lartë, e cila kishte një diferencë prej 4.3 milionë euro me vendin e parë. Ky ishte detonatori që ka ndezur një luftë të ashpër brenda llojit me përplasje të forta mes institucioneve dhe klaneve ekonomike në qeveri. Komisioni i Prokurimit Publik, organi më I lartë vendimmarrës në fushën e prokurimeve e gjeti të paligjshëm vendimin e ARRSH dhe e ndryshoi fituesin e tenderit duke ja dhënë ofertës më të ulët. Por ARRSH e refuzoi ta zbatonte vendimin për ndryshimin e fituesit, çka çoi në anulimin e tenderit nga Ministria e Energjisë.

Lufta e ashpër e interesave korruptive që ka shpërthyer brenda Partisë Socialiste po i ngarkon qytetarët shqiptarë me një faturë të dyfishtë. Kostoja e parë e kësaj fature është ajo e korrupsionit, e cila ka përmasa monstruoze dhe mund të shkojë deri në 5 milionë euro për një kontratë të vetme, siç u ekspozua nga tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Por veç rritjes së kostove, lufta brenda llojit në qeveri ka sjellë edhe një faturë tjetër po kaq të rëndë për qytetarët, atë të bllokimit total të investimeve publike dhe veprave të zhvillimit. Projektet e infrastrukturës janë shembulli më i qartë.

Për gjithë vitin 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka lidhur asnjë kontratë të re investimi në rrugë. Në këto 8 muaj e gjysmë, ARRSH ka pasur 7 procedura tenderimi në proces. Ato janë dy procedurat për ndërtimin dhe supervizimin e lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, dy të tjera për lotin I të Unazës së Tiranës, supervizimin e lotit 2 po të Unazës dhe dy procedura të tjera për sinjalistikën rrugore në Jug dhe në Veri. Por për tetë muaj e gjysmë, ARRSH nuk ka mund të mbyllë me sukses asnjë prej këtyre tenderëve. Shkaku i dështimit është pikërisht konflikti mes klaneve ekonomike brenda mazhorancës, të cilat përleshen për çdo kontratë dhe tender publik.

Ky bllokim i projekteve të infrastrukturës ka një kosto të madhe për qytetarët, po aq sa rritja e faturave për shkak të korrupsionit. Qytetarët e Sarandës, të cilët shpresonin se në vitin 2021 më në fund do të udhëtonin 3 orë me shpejtë për në Tiranë, tashmë duhet të presin pa afat. Gati 1 milionë qytetarët e Tiranës, të cilët presin zgjidhjen përfundimtare të nyjes hyrëse tek sheshi Shqiponja, janë kapur peng nga sherri që kanë grupet e ngushta te interesit në qeveri se kush prej tyre do ta përfitojë llokmën e madhe 20 milionë euro të kësaj kontrate.

Por teksa investimet e reja dështojnë pafundësisht, të vetmet kantiere ku punohet janë ato të hapura nga viti i kaluar e më parë. Në fakt, tenderët publikë në Shqipëri gjithmonë kanë pasur korrupsion. Por me sa duket në të kaluarën vendimmarrja ka qenë e koordinuar deri në hierarkinë më të lartë të qeverisë. Ndërsa tani lufta mes klaneve ekonomike brenda PS-së është bërë aq e fortë sa që kafshët kanë dalë nga kafazi dhe nuk po i binden më as zbutësit, bablokut të madh.

Kjo është një pikë pa kthim, që e shndërron qeverinë dhe Partinë Socialiste në një organizatë të mirëfilltë interesash private ekonomike, në kundërshtim të hapur me interesin publik. Dhe tani Edi Rama nuk ka kujt t’ja faturojë më tepsinë, përveçse vetes së tij.

 

Tags: ARRSHKardhiq–Delvinëklodian tomorritenderi

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
“Benzi” përplaset me kamionin, plagoset rëndë pedagogu i Ekonomisë në Korçë

“Benzi” përplaset me kamionin, plagoset rëndë pedagogu i Ekonomisë në Korçë

Kryemadhi mungon në darkën e Bashës me aleatët, ish-deputeti zbulon arsyet

Kryemadhi mungon në darkën e Bashës me aleatët, ish-deputeti zbulon arsyet

“900 € nata”, gazetari ‘kap ngushtë’ Veliajn: Do pranonit ju oferta nga biznesmenët?!

“900 € nata”, gazetari ‘kap ngushtë’ Veliajn: Do pranonit ju oferta nga biznesmenët?!







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com