Disa turistë, të cilët kishin zgjedhur qytetin e Ohrit për të kaluar disa ditë pushimi, janë përballur me një situatë jo fort të zakonshme, shkruan “Insajderi”.
Pasi kishin drekuar në një nga restorantet në vend, fatura e ushqimit u kishte ardhur në total 50.000 denarë apo 833 euro.
Kjo shumë ka shkaktuar irritim tek turistët, të cilët më pas debatuan me kamarierët. Debati mes tyre nuk shënoi ndonjë zgjidhje, e për rrjedhojë u desh ndërhyrja e policisë, të cilët u njoftuan nga turistët. Si përfundim, këta të fundit, nga 833 euro që iu erdhi fillimisht në faturë, paguan vetëm 660 euro.