Kryeministri Edi Rama tha sonte që qeveria dhe institucionet lokale kanë reaguar me shpejtësi për rastin e 6 vajzave jetim në Kukës duke shtuar se fondi i qeverisë për to ka shkuar në gjykatë.
Deklarata e kryeministrit është kundërshtuar nga drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i cili deklaroi se për tre muaj që kur vajzat kanë humbur dhe nënë vajzat nuk kanë marrë asnjë lekë.
Hajdari: Në momentin që nëna humbi jetën, familja kishte filluar procedurat institucionale për të merrte ndihmën ekonomike, gjithashtu kishin filluar procedurat nga për strehimin e tyre. Ka 10 ditë që janë filluar letrat e kujdestarisë.
Rama: Janë bërë të gjitha këto. Më njohjen e rastit ka ndodhur menjëherë kontakti. Me procedure për përshpejtuar është akorduar fondi për vajzat.
Hajdari: Kam tre muaj që jam më vajzat, deri tani ato vajzat nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Rama: Statusi i përshpejtuar është bërë në kohë rekord, por pjesa e trajtimit të specializuara kërkon kohë dhe vonohet dhe në shtetet më të zhvilluara. Ky është një rast traume që kërkon njerëz të super specializuar. Edhe psikologu i shkollës është