Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Familjet shqiptare kanë shpenzuar 185 milionë euro më shumë në 8 muaj, vetëm nga shtrenjtimi i ushqimeve

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Familjet shqiptare kanë shpenzuar 185 milionë euro më shumë në 8 muaj, vetëm nga shtrenjtimi i ushqimeve

Familjet shqiptare çdo muaj po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e tyre, për të blerë të njëjtat produkte.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 8% në gusht, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e piramidave.

Shtrenjtimi më i lartë ishte për ushqimet, me +14% dhe transportin (+19.3%).

Për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime, familjet janë rënduar në plotësimin e nevojave të tyre jetësore. Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme. Ndaj, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare.

Në gusht, sipas INSTAT, rritjen më të lartë të çmimeve e shënoi grupi “vajra dhe yndyrna”, me 28.8%; karburantet, m e24.2%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 22.3%; “bukë dhe drithëra”, me 20.4%; “Sheqer, reçel, mjaltë, shurup, çokollata, dhe ëmbëlsira”, me 15.6%; “Peshku”, me 13.7% dhe “mishi”, me 11.2%. Përveç karburanteve, të gjitha produktet e tjera që janë rritur janë ushqime bazë (shiko grafikun: Ndryshimi vjetore të indeksit sipas Grupeve dhe nëngrupeve kryesore, gusht 2021 dhe gusht 2022).

Rritja e çmimeve të ushqimeve është më e larta të paktën që nga janari i vitit 2007, kur INSTAT raporton të dhënat e detajuara të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore të indeksit, Ushqime dhe pije joalkolike, Janar 2007-Gusht 2022)

185 milionë euro më shumë për ushqime

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020.

Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Në vend janë rreth 769 mijë familje, që mesatarisht shpenzonin në muaj (para rritjes së çmimeve) rreth 27 miliardë lekë (rreth 225 milionë euro) për ushqime.

Që nga janari, kur çmimet e ushqimeve filluan rritjen e shpejtë blerja e ushqimeve po kushton gjithnjë e më shumë, duke kulmuar në gusht, ku ndryshimi vjetor ishte 14%, nga 6.7% në janar (shiko grafikun: Ndryshimi vjetor i grupit “Ushqime dhe pije joalkolike”, gusht 2021-gusht 2022).

Duke filluar që nga janari, familjet shqiptare kanë paguar mesatarisht nga 1.8 miliardë lekë në muaj deri në 3.8 miliardë lekë në muaj më shumë vetëm për ushqimeve, ose në total 22.7 miliardë lekë (185 milionë euro) në 8 muaj, sipas përllogaritjeve të Monitor bazuar në inflacionin e ushqimeve dhe Anketën e Buxhetit të Familjeve (Shiko grafikun: Rritja e çmimeve dhe shpenzimeve për ushqime).

Të ardhurat ndërkohë nuk janë rritur me të njëjtat ritme si çmimet. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022 (e dhëna e fundit e disponueshme), është 59.242 lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %, ndërkohë që çmimet e ushqimeve u rritën mesatarisht 7.6% për të njëjtën periudhë. /Monitor

Tags: familjet shqiptareinstatushqimet

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
“Mbledhja e parë u zhvillua me sukses”, Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve

“Mbledhja e parë u zhvillua me sukses”, Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve

“Është koha për t’i rënë lapsit”, Rama apel bizneseve: Filloni të prodhoni energji diellore

"Është koha për t’i rënë lapsit", Rama apel bizneseve: Filloni të prodhoni energji diellore

“Folklor! Nuk prodhojmë dot energji sa na duhet“, Rama replikon me përfaqësuesin e biznesit

"Folklor! Nuk prodhojmë dot energji sa na duhet“, Rama replikon me përfaqësuesin e biznesit







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com