Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Familja mes skamjes/“Rrini sot se do hamë nesër. Nuk e dua më këtë jetë kështu” (video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Familja mes skamjes/“Rrini sot se do hamë nesër. Nuk e dua më këtë jetë kështu” (video)

Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në fshatin Mihanjas të njësisë Bërzhitë, në familjen e Fadil Hoxhës. “Sot kemi udhëtuar drejt fshatit Mihanjas në Njësinë Administrative Bërzhitë, rreth 35 kilometra larg qytetit të Tiranës. Pas informacioneve të ardhura në redaksinë e emisionit “Stop”, kemi ardhur të takojmë familjen e zotit Fadil Hoxha. Teksa jemi në vitin 2019 dhe modernizimi ka mbërritur në Tiranë, këtu duket se jemi ende shumë vite pas, me izolim dhe shtëpi gjysmë të rrënuar”, thotë gazetarja e “Stop”.

Fadili ka 3 fëmijë nga 16 në 9 vjeç. E gjitha familja jeton me ndihmë ekonomike prej 5 700 lekësh të reja. Gruaja e Fadilit vuan nga epilepsia dhe nuk trajtohet me asnjë kurë. Shtëpia e familjes Hoxha është pjesërisht e shembur dhe nga momenti në moment rrezikon të shembet e tëra.

“Burrin e kam me zemër, vajzën me zemër, kushte s’kemi, të ardhme s’kemi, vetëm 50 mijë lekë që i kam marr në komunë. Ujin e mbush me krah, rrobat i laj të gjitha me duar. Duan 4-5 ditë të teren. Ka raste që kalamajtë kanë rënë pa ngrënë. I mbështjell kalamajtë me batanije, rrini sot se do hamë nesër… Nuk e dua më këtë jetë kështu. Kushdo të mundet, të vejë dorën në zemër, vetëm për fëmijët se unë nuk dua gjë. Vetëm për fëmijët, të jetojnë fëmijët e mi. Të kenë fëmijët një shtëpi të paktën, ose ndonjë çadër, nuk po themi kushte më të mira, vetëm një çadër të rrinë kalamajtë, se po na zë shtëpia brenda”, thotë bashkëshortja e Fadilit, nënë e tre fëmijëve.

Ndërsa njëri prej fëmijëve thotë se në shtëpi “hyjnë gjarpërinjtë dhe këtu në dimër është shumë ftohtë”.

Familja ka frikë te flejë brenda, kur bie shi, apo fryn erë e fortë. Vetë Fadil Hoxha thotë se e kanë shumë problem banesën ku jetojmë, pasi gjysma e banesës është e rrënuar, e shembur.

“Kemi pas shumë frikë gjatë të shtunës, kur ishte ajo era e madhe se binin tjegullar dhe muret. Ajo nuk mban më. Shtëpia na është shembur, këtu na rrezikohet jeta, këtu nuk jetohet më në këtë shtëpi. Kalamajtë kanë shumë frikë për të ndenjur, për të fjet këtu. Ne kemi fjet të gjithë natën jashtë kur ishte era, nuk kemi çfarë të hamë, çfarë të veshin kalamajtë, rroba s’kemi.”

“Stop” dhe “Fundjava” bëjnë apel për të ndihmuar këtë familje. Drejtuesi i Emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se kanë filluar punimet për të ndërtuar një shtëpi tjetër, por ka nevojë akoma për ndihmë. “Familja vetë ka nevojë akoma për çfarë të keni dhe çfarë të mundeni për të ndryshuar të gjithë jetën e saj.”/tvklan.al

 

Tags: familjaskamjeuri

TË LIDHURA

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”
Politikë

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

16:37 | 13/11/2025
Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane
Politikë

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

16:33 | 13/11/2025
Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”
Politikë

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

14:47 | 13/11/2025
Next Post
Skema e kompensimit për fermerët, befason eksperti: Antikushtetuese

Skema e kompensimit për fermerët, befason eksperti: Antikushtetuese

Ndjekje penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

Ndjekje penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

“Të kanë kërcënuar”, Spartak Ngjela flet për vizitën e Bashës në Gjermani

"Të kanë kërcënuar", Spartak Ngjela flet për vizitën e Bashës në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”
Politikë

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

by mirseda
16:37 | 13/11/2025
0

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, zhvilluan një konferencë të përbashkët për marrëveshjen mbi...

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

16:33 | 13/11/2025
Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

14:47 | 13/11/2025
U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

14:46 | 13/11/2025
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

14:36 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com