Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Falimenton Gulf me aksioner offshore, amulli me tollonat. Kush i bleu disa pika

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Falimenton Gulf me aksioner offshore, amulli me tollonat. Kush i bleu disa pika

“Mirsevini në Sun Petroleum Albania, distributori zyrtar për Gulf Oil International në Ballkan. Ju lutem formoni numrin e brendshëm ose prisni për operatorin”. Është kjo përgjigja që merr sapo formon numrin e telefonit të zyrave qendrore të Gulf në Tiranë. Pas pesë zilesh sekretaria të njofton se operatori nuk është i disponueshëm dhe të duhet të lesh një mesazh. Me këtë përgjigje do të duhet të përballen edhe ata qindra persona që kanë vërshuar sot në pikat e karburantit të tregtimit me pakicë të Gulf për t’u furnizuar me karburant përmes tollonave të parapaguar.

Amullia me njerëzit nisi mbrëmjen e së mërkurës kur u përhap lajmi kompania ka shpallur falimentin dhe qytetaret nuk kanë mundur të furnizojnë dot automjetet në pikat e pakicës një pjesë e të cilave tashmë kanë “pronar” të ri. “Monitor” mësoi se të paktën katër pika dy në Tiranë dhe dy në Durrës tashmë kanë kaluar tek Alpet e cila ka kryer procedurat ligjore dhe ka nënshkruar kontratat për to kurse një pjesë tjetër e pikave po negociohen me kompani të tjera.

“Në pikat e reja të Alpet ka pasur një dyndje të njerëzve që kanë tollona të Gulf dhe gjatë dy ditëve të fundit është dashur që stafi i kompanisë të sqarojë që jemi dy kompani krejt të ndryshme dhe normalisht nuk mund të bëjmë ne furnizimin për tollonat e kompanisë që ka pasur më herët pikën e karburantit. Kjo është një marrëdhënie që ata duhet ta zgjidhin me Gulf” thanë burime zyrtare pranë kompanisë. Të njëjtët konfirmojnë se vetë ish-stafi i Gulf që sot është në pikat Alpet ka pasur vështirësi në komunikim me përfaqësues të kompanisë. Mbetet e paqartë sesa është sasia e karburantit që është shitur përmes tollonave dhe sesi do të veprohet me to. Referuar burimeve nga tregu kompania ka pasur një shitje masive të kësaj natyre sidomos gjatë javëve të fundit.

Pronarët e Gulf offshore, si u tkurr xhirroja e kompanisë
Kompania Gulf është pjesë e Sun Petroleum Albania regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në shtator 2013 në pronësi të shtetasit izraelit Dory Grossman. Në shkurt 2014 ky i fundit ka shitur aksionet për 100 mijë lekë tek një kompani offshore, Universal Energy Group që është akoma e sot aksionerja e vetme. Kompania e shumicës është regjistruar si Sun Petroleum Albania Trading në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 01.10.2013. Edhe në këtë rast aksioner i saj i vetëm deri në 2015 ka qenë izraeliti, Dory Grossman i cili më pas ka kaluar aksionet tek Universal Energy Group për një vlerë 4 milionë lekë.

Ecuria e treguesve financiarë për vitin 2017 për Sun Petroleum Albania Trading nuk mund të jepet qartë për aq kohë sa nuk ka një bilanc të publikuar por referuar dy viteve paraardhës xhiroja e saj është tkurrur. Në vitin 2015 ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse në 2016 zbriti në 2 miliardë lekë, një rënie 38 për qind e xhiros. Pakica nga ana tjetër për vitin 2015 ka regjistruar një xhiro 4.8 miliardë lekë, kurse në 2016 3.2 miliardë me një rënie 34 për qind./monitor.al

Tags: aksioneramullibleuDisafalimentonGulfkushmeoffshorepikatollonat

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

22:24 | 28/01/2026
Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji
Aktualitet

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Next Post
Njihuni me shtete më të fuqishme ushtarake në botë, kush janë dhe çfarë posedojnë

Njihuni me shtete më të fuqishme ushtarake në botë, kush janë dhe çfarë posedojnë

Fotot/ Me bebin në gji dhe në karrige me rrota, senatorja amerikane shkon të votojë

Fotot/ Me bebin në gji dhe në karrige me rrota, senatorja amerikane shkon të votojë

Aksident fatal, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Tropojë

Aksident fatal, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Tropojë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com