Veshja e kryeministrit Rama në ceremoninë e organizuar në Vlorë me rastin e Pavarësisë, ka shkaktuar reagime të shumta. Mes tyre, edhe atë të Shkëlzen Berishës. Ky i fundit ka ironizuar teksa ka postuar një foto të kryeministrit Rama në Vlorë, ndërsa shkruan:
“Falënderojmë Zotin që nuk e kemi festën e Flamurit në verë.”
Rama ishte veshur me pallto të zezë dhe kravatë të kuqe, ndërsa binin në sy edhe pantallonat e tij të preferuara, për të cilat është bërë shpesh objekt bisede.