Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Faleminderit opozitë!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Faleminderit opozitë!

Fatos Çoçoli

Kryetari i opozitës jashtë parlamentit ka kumtuar që deri në 15 tetor, ditë kur do të zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian për të vendosur për të na çelur ose jo bisedimet e anëtarësimit, opozita nuk do të organizojë protesta. Ky është një lajm shumë i mirë për maratonën tonë të integrimit. Për më tepër, kur vetë kryetari i opozitës e motivoi këtë “pushim” dyjavor me pritjen e rezultatit të mbledhjes.

Trazirat e reja politike nëpërmjet protestave në rrugë edhe mund të kishin peshën e tyre në vendimin e minutës së fundit të disa prej 28 shteteve, sidomos të atyre që janë më mosbesues me ne. Holanda, së pari. Ministri i Jashtëm holandez mund të komentonte “Po këta janë ende në pështjellim të madh politik, mes protestash pas protestash. Pse duhet t’ua hapim bisedimet pikërisht tani?”. Shtyrja e çeljes së bisedimeve në qershor të këtij viti erdhi në një pjesë të mirë edhe nga situata e turbullt politike e vendit.

Nga protestat e vazhdueshme të opozitës dhe mosgjetja e një pëlqimi nga të dyja palët. Integrimi, biznesi më i madh i familjeve shqiptare, i çdo qytetari të këtij vendi (Polonia në 25 vjet, 1994-2019 dyfishoi prodhimin e përgjithshëm për frymë të vendit, vetëm nga procesi i afrimit me Bashkimin Evropian dhe në këto 15 vitet e fundit nga qenia vend anëtar i tij. Bullgaria e rriti me 40 për qind prodhimin e përgjithshëm bruto të vendit vetëm nga hapja e bisedimeve në vitin 2002) doli humbësi më i madh i luftës së egër politike shkurt-qershor 2019 tek ne. Opozita veproi korrekt duke ngrirë përkohësisht luftën politike. Sikur të kishte vepruar njësoj në pesë muajt shkurt-qershor të këtij viti, sa pikë do të kishim fituar me integrimin! Por nuk ia vlen të qash mbi qumështin e derdhur. Duhet vënë kapital mbi këtë vendim të opozitës.

Pozita mund të miratojë në seancën e radhës të Kuvendit një rezolutë në mbështetje të integrimit dhe çeljes së bisedimeve (ta nënshkruajnë ata 122 deputetë sa kemi). Nuk është kurrë vonë ta ndërmarrim këtë hap, që nuk na kushton asgjë. Vetëm “mundimin” e dy gisht letër të përgatitur dhe nënshkrim unanim e protokollar. Me një domethënie jo të vogël, për të vërtetuar vullnetin e të gjitha forcave tona politike për progresin e integrimit. Pavarësisht se opozita reale ndodhet në rrugë, qeveria po ashtu në këto më pak se 13 ditë të ngelura mund të caktojë një pozicion qoftë edhe fillimisht honorifik, zv.kryeministër për integrimin.

Në shenjë vullneti për të qenë sa më serioze me detyrat për integrimin. Në radhë të parë, me nëntë kushtet e Gjermanisë. Ende në kohë jemi, nëse qeveria mblidhet dhe përcakton një plan pune të shtrirë në kohë për përmbushjen e nëntë kushteve. Të paktën të atyre që varen nga veprimtaria e saj. Si kundërpërgjigje flakë për flakë e shqetësimin të Bashkimit Evropian lidhur me situatën tek ne. Por, a e ka vënë njeri ujët në zjarr për këtë punë në qeverinë tonë? Apo në Kuvend?

Në seancën e radhës pamë fytyra të qeshura deputetësh dhe deputetesh të nxirë, të çlodhur dhe të ushqyer mirë. Si dhe veshje të bukura… Asnjë tension për çfarë luhet me fatet e shqiptareve të thjeshtë dhe me gjasat e integrimit. Asnjë angazhim, qoftë edhe sipërfaqësor. Idetë se nuk varet gjë nga ne, por gjithçka është tashmë në lojën e fuqive të Evropës së Bashkuar janë më të gabuarat. Integrimin e gatuajmë vetë. Partnerët në Bruksel dhe në kancelaritë evropiane janë tejet të vëmendshëm të shikojnë reagimin, kundërveprimin tonë.

Të dallojnë se sa seriozisht përgatitemi dhe i marrim të nëntë kushtet e vëna. Jemi ne në provë, jo ata! Deri tani asnjë kundërveprim, plan pune, zotim, qoftë dhe deklaratë formale se si do t’i plotësojmë këto kushte. Çfarë aleance, çfarë plani të përbashkët duhet të bëjmë. Sa turp! Integrimi nuk është produkt i fjalëve të bukura dhe fjalimeve brilante, por i punës së djersirë. Faleminderit opozitë e rrugës e vendit tim! Ti që gjendesh asgjëkundi dhe nuk ke asnjë shpresë se ku do të shkosh.

Ti, të paktën bëre diçka. “Punën” e protestave e ngrive përkohësisht dy javë. Si kontribut për integrimin. Po ti, moj qeveri dhe ti mor Kuvend? Ku jeni? Si po punoni ju për integrimin? Duke pritur duarkryq 15 tetorin?

Tags: befatos cocoliprotestatQeveria

TË LIDHURA

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren
Aktualitet

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

14:05 | 27/08/2025
Punonjësi aksidentohet pasi ra nga lartësia teksa po punonte në Tiranë, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit
Aktualitet

Punonjësi aksidentohet pasi ra nga lartësia teksa po punonte në Tiranë, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit

13:58 | 27/08/2025
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, 25-vjeçarja përplaset me makinën e drejtuar nga shtetasi gjerman
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, 25-vjeçarja përplaset me makinën e drejtuar nga shtetasi gjerman

12:49 | 27/08/2025
Next Post
Negociatat/ Ministri gjerman: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por…

Negociatat/ Ministri gjerman: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por...

Halit Valteri shpërthen në Kuvend: Kjo tufë edhe derrin e bën të skuqet! (video)

Halit Valteri shpërthen në Kuvend: Kjo tufë edhe derrin e bën të skuqet! (video)

Ndalohen katër punonjës të administratës, ja për çfarë akuzohen

Ndalohen katër punonjës të administratës, ja për çfarë akuzohen

JU REKOMANDOJMË

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump
Bota

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump

by mirseda
14:26 | 27/08/2025
0

Danimarka ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së në lidhje me përpjekjet e pretenduara për të...

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

14:20 | 27/08/2025
I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

14:18 | 27/08/2025
Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

14:09 | 27/08/2025
Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

14:05 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com