Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa po “vdes”, ndërsa nacionalizmi po ngrihet

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Evropa po “vdes”, ndërsa nacionalizmi po ngrihet

Nga Robert Menasse “The New York Times”

Cila është bota e vjetër? Po bota e re? Deri vonë, përgjigjja për të dyja pyetjet ka qenë e qartë. Shtetet e Bashkuara janë Bota e Re, “toka e lirisë”, shteti i themeluar nga njerëzit që lanë një Evropë të mbushur me represion politik, prapambetje ekonomike dhe dekadencë kulturore.

Ndërkohë Bota e Vjetër është Evropa. Një kontinent i tërë që u përça dhe e rrënoi veten e vet gjatë dy luftërave botërore. Por pas luftërave, rendi i gjërave u  përmbys. E Reja u plak, dhe E Vjetra ri-shpiku veten. Ideja e projektit të unifikimit evropian, që çoi në BE-në e sotme, është Bota e Re.

Ishte një rrjedhojë logjike por radikale, e nxjerrë nga përvoja historike, ajo që bëri të mundur një të ardhme të lirisë dhe paqes, në vend të vuajtjeve ciklike. Rrënjosja e kësaj ideje në truallin e Evropës 60 vjet më parë, dështoi të ishte një hop më i madh përparimtar për njerëzimin, sesa zbarkimi i njeriut në Hënë. Ajo që e bëri projektin evropian revolucionar, ishte fakti që për herë të parë Evropa nuk po synonte të evropianizonte botën, por vetveten.

Në këtë mënyrë, ajo mund të shndërrohej si një projekt eksperimental me bazë iluminizmin, në pararojë të një bote paqësore. Por problemi qëndron tek termi “mund”. Dallimi midis idesë së Evropës dhe zbatimit të saj, është bërë po aq i madh sa edhe hendeku midis bukurisë së Kushtetutës Amerikane, dhe vështirësive dhe vuajtjeve reale nën presidentin Trump.

Për të kuptuar “vetë-evropianizimin e Evropës”, duhet të krahasojmë projektin e sotëm evropian me projektin e vjetër evropian: Shtetet e Bashkuara, që në shumë aspekte nuk kanë lëvizur përtej idealeve të Botës së Vjetër, të cilat e ndihmuan në vitet e saj themeltare dhe formuese. Në atë kohë, kolonialistët evropianë përdorën dhunën, për të pushtuar territorin që do të bëhej më vonë SHBA.

Pasardhësit e tyre, e ruajtën atë territor të bashkuar përmes një luftë të përgjakshme civile, duke ndihmuar në krijimin dhe ruajtjen e një kombi që do të vazhdonte të mbronte interesat e elitave të tij në të gjithë botën, edhe me mjete ushtarake nëse do të ishte e nevojshme. Sot, projekti i ri evropian, Bashkimi Evropian, ka një qasje të kundërt.

Ai e zgjeron territorin e tij me anë të pranimit vullnetar, e bashkon atë përmes traktateve që synojnë krijimin e standardeve të përbashkëta juridike. Ndërkohë, ai synon të kapërcejë nacionalizmin, dhe duke qenë një projekt për paqe, nuk është i gatshëm t’u shërbejë interesave të veta me mjete ushtarake.

Etërit themeluesit të Bashkimit Evropian, donin që të ndalnin dhunën dhe agresionin e pafundmë që kishte shoqëruar historinë e gjatë të Evropës. Dhe pas vitit 1945, ishte e qartë se kush ishte rreziku më i madh:nacionalizmi. Rivaliteteti midis të ashtuquajturave interesa kombëtare për tregjet, burimet dhe sferat e ndikimit, çon gjithmonë në konflikte kombëtare, qoftë në formën e luftërave tregtare, apo të edhe të përplasjeve ushtarake direkte.

Ndërsa kanë vazhduar luftëra të tilla, marrëveshjet e paqes kanë rezultuar të padobishme, siç ishte Lidhja e Kombeve dikur dhe Kombet e Bashkuara sot. Ky ishte leksioni i hidhur i brezit që nga fundi i shekullit XIX-të dhe deri në vitin 1945. Ai jetoi përmes nacionalizmit, luftërave gjermane të bashkimit dhe dy luftërave botërore. Kjo e fundit, gati shkatërroi civilizimin tonë, dhe shkaktoi krimet më të këqija kundër njerëzimit që ka parë bota ndonjëherë, përfshirë tmerret e Aushvicit.

Çdo njeri i arsyeshëm në Evropën Perëndimore, i është mirënjohës SHBA-së për kontributin e madh në çlirimin e Evropës nga fashizmi. Por a u përfshi Amerika në luftë, vetëm për çlirimin e kombeve nga fashizmi? Tek e fundit, Shtetet e Bashkuara nuk kishin shumë probleme me fashizmin spanjoll ose portugez. Francisko Franco në Spanjë dhe Antonio Salazari në Portugali, ishin aleatë të SHBA-së deri në vdekjen e tyre në vitet 1970.

Politikat dhe dhjetëra ndërhyrjet e tjera ushtarake të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara pas vitit 1945, ua bënë të qartë evropianëve se një qasje e tillë agresive, që sillet rreth interesit vetjak, ishte e tejkaluar dhe nuk mund të çonte kurrë në një paqe të qëndrueshme. Ajo mund të prodhonte vetëm më shumë breza, të cilëve u është “grabitur” e ardhmja.

Për pasojë, Bashkimi Evropian që ata krijuan, është pa mëdyshje antifashist. Dhe jo vetëm kur ai ishte në kundërshtim me interesat ekonomike të bllokut. Por edhe në situatat, kur fashizmi mund të ishte më i përshtatshëm për ndjekjen e interesave politike të BE-së. Shtetet ish-staliniste të Evropës Lindore, përfituan shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, pas shembjes së Perandorisë Sovjetike.

Anëtarësimi i tyre në union, bëri që liria e tyre e ri-gjetur të rezultojë jo në kaos, por në një prosperitet në rritje, dhe një kalim në shtetin e së drejtës. SHBA nuk e ka ratifikuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB.

Ndërkohë në Evropë, Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian, është një shtojcë juridikisht detyruese në Traktatin e Lisbonës, që funksionon de fakto si një kushtetutë për bllokun. Ideja e themeluesve të projektit evropian të paqes, ishte sa e thjeshtë aq edhe e shkëlqyer.

Ajo bazohej në ndërthurjen e ekonomive shtetet-kombeve të Evropës, dhe nënshtrimin e tyre ndaj rregullave dhe kontrolleve të përbashkëta. Deri në atë masë saqë asnjë anëtar të mos ketë mundësi të ndjekë interesat e veta egoiste kundër një tjetri. Siç u tha më lart, kjo ide lindi si pasojë e përvojës historike.

Por shumë shpejt u bë e qartë se përballë sfidave të reja, ky ishte koncepti më i ndjeshëm për një botë të lirë. Sigurisht, një nga këto sfida është globalizmi. Tek e fundit, globalizimi nuk është asgjë tjetër veçse prishje e kufijve kombëtarë, dhe anulim i sovranitetit kombëtar.

Në këtë kontekst, ideja evropiane e një organizate politike post-nacionale, është e vetmja që ka pasur vazhdimësi me kalimin e kohës. Për krahasim, qasja kombëtare e superfuqisë e praktikuar nga Shtetet e Bashkuara, duket e modës së vjetër. Kjo është arsyeja, pse do të ishte tërësisht absurde të ndërtohet një Evropë e sapo-bashkuar, si një superfuqi neo-perandorake sipas modelit amerikan.

Por projekti Evropian, nuk ka sjellë ende një demokraci që të ndahet si vlerë nga të gjithë. Ne kemi një Parlament Evropian mbikombëtar. Por ne kemi mundësi të votojmë vetëm për partitë kombëtare. Dhe parlamenti ynë nuk ka të drejtë të ndërmarrë nisma ligjore. Ne gjithashtu kemi një qeveri mbikombëtare në formën e Komisionit Evropian.

Por brenda kornizës së institucioneve evropiane, Traktati i Lisbonës, e ka shndërruar atë në një tubim të zymtë të krerëve kombëtarë të shteteve dhe qeverive. Institucioni ynë më i fuqishëm është Këshilli Evropian, ku krerët e shtetit, qeveritë dhe ministrat e shteteve anëtare, marrin vendime që shiten në publik si kompromise midis shteteve anëtare.

Në fakt, ato janë pengesa për një politikë të përbashkët evropiane. Projekti politik evropian, mbetet në thelb i bllokuar në një kontradiktë joproduktive, midis zhvillimit post-nacional dhe një nacionalizmi të ri-shfaqur, midis politikës së përbashkët dhe egoizmit kombëtar të shteteve anëtare. Mes tyre nuk mund të ketë asnjë kompromis.

Për një kohë të gjatë, kam menduar se Evropa e ka siguruar të ardhmen. Por simptomat janë bërë gjithnjë e më të dukshme:Evropa është e infektuar me një sëmundje historike: nacionalizmi. Kjo do të çojë në fundin e BE-së. Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të luftojnë për dominim global me fuqitë e tjera botërore. Dhe nëse nevojitet, do ta bëjnë këtë edhe me mjete ushtarake.

Ndërkohë, Evropa progresive, që i ktheu dikur shpinën imperializmit, dhe e ripërcaktoi veten si një projekt për paqen, rrezikon të bëhet një kontinent i vendeve të pafuqishme, një dorë thërrimesh buke në ”tryezën” e fuqive botërore. Nëse nuk mundemi ta shpëtojmë dot Botën e Re, ne s’do të jemi në gjendje ta shpëtojmë as botën./ TIRANA TODAY

Tags: bota e rebota e vjetërevropanacionalizmingrihet

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”
Bota

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025
U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq
Rajoni

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

21:28 | 04/10/2025
IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit
Bota

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

20:34 | 04/10/2025
Next Post
U gjeti i vrarë në kanal, rrëfehet gruaja e 34-vjeçarit: Burri im ishte frikë! U pre në besë

U gjeti i vrarë në kanal, rrëfehet gruaja e 34-vjeçarit: Burri im ishte frikë! U pre në besë

Çfarë fshihet pas interesimit të madh të Turqisë ndaj Serbisë?

Çfarë fshihet pas interesimit të madh të Turqisë ndaj Serbisë?

Zaev: Ja kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

Zaev: Ja kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com