Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Evropa e nevojave të ndryshme

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Evropa e nevojave të ndryshme

Klaus Schwab*/ “Project Syndicate”

Fitorja e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze, është shenja më e sigurt se pas një serie krizash dhe pengesash, Evropa mund të rimarrë pamjen e dikujt që ka vetëbesim. Por besimi i ripërtërirë, s’duhet të çojë në një vetëkënaqësi të përtërirë. 

Me Macron-in, qendra franceze shmangu sulmet elektorale nga të dyja anët. Por, forca e këtyre sulmeve, dëshmon se sa të pasigurta mbeten rrethanat e Bashkimit Evropian. Dhe, ndonëse ka një pranim të gjerë të faktit se është urgjentisht i nevojshëm një veprim i guximshëm, s’ka asnjë konsensus se çfarë aksioni duhet ndërmarrë.

Qasja që ka dominuar debatet mbi reformimin e BE-së, është krijimi i një “Evrope me disa shpejtësi”. Ideja është që në vend të një marrëveshje mbi atë se kur dhe si të arrihet një nivel optimal i integrimit, çdo vend anëtar duhet të lejohet të përparojë drejt integrimit sipas normës së vet të progresit, me një grup vendesh pararojë që e nxisin këtë progres.

Por, ajo që mund të duket si një mënyrë e përshtatshme për shmangien e negociatave komplekse, mbart në fakt disa probleme. Sa për fillim, qasja e disa-shpejtësive shpërfill dyshimet e vazhdueshme të zgjedhësve dhe armiqësinë e tyre përkundrejt BE-së: referendumi Brexit është vetëm i fundit – edhe pse më i rëndësishmi – në një radhë të gjatë shembujsh.

Por, po aq e rëndësishme, ajo injoron nevojat aktuale të vendeve anëtare. Në mënyrë të pamohueshme, Evropa kërkon një vizion të përbashkët – të bazuar në vlerat, liritë dhe standardet e përbashkëta – drejt të cilave të punohet. Por, çdo lloj vizioni i gjerë Evropian duhet të respektojë vizionet, për të mos përmendur identitetet, e vendeve anëtare të BE-së, dhe qeverive të zgjedhura për të ndjekur prioritetet e votuesve të tyre.

Vlerat e përbashkëta janë një gjë; detajet mbi reformat sociale dhe tregut të punës, sistemet tatimore, apo regjimet rregullatorë (përtej bazave të një tregu të vetëm) janë diçka tjetër. Në këto fusha, shtetet anëtare të BE, ato potenciale, dhe madje edhe vendet që janë duke dale nga unioni kanë nevoja shumë të ndryshme, në varësi të bazave të tyre të veçanta industriale, dinamikave demografike, trashëgimisë historike, dhe në rastin e shteteve të Ballkanit, problematikave të post-konflikteve.

Këto dallime, do të ndikojë jo vetëm ritmet e integrimit, por edhe rrugën që duhet ndjekur. Sipas Raportit mbi Konkurrueshmërinë Globale të Forumit Ekonomik Botëror, 8 nga 10 ekonomitë më konkurruese të Evropës gjenden në veriperëndim të kontinentit; Zvicra dhe Norvegjia, që nuk janë pjesë e BE e mbyllin këtë renditje.

Por, një zgjidhje për hendekun e konkurrencës veri-jug, as nuk mund të imponohet nga lart, dhe as të jetë objektivi i vetëm që dikton sjelljen e biznesit në BE. Dhe kjo çështje sigurisht që s’mund të mbyllet brenda natës. Kjo nuk do të thotë, që adresimi i hendekut të konkurrueshmërisë nuk është me rëndësi kritike.

Përkundrazi, krijimi i një peizazhi më të drejtë ekonomik, do të sillte më shumë përfitime për qytetarët e BE-së, rindizte joshjen që unioni ka në botës së jashtme, dhe e poziciononte atë si një ishull stabiliteti në një det global konflikti dhe pasigurie.

Por, liderët evropianë, duhet të gjejnë një qasje që merr parasysh nevojat, dhe madje edhe perspektivat e ndryshme të vendeve. Kjo do të thotë se duhet të fokusohen më pak tek të qenit të drejtë – dhe më shumë tek të bërit gjënë e duhur. Ne gjermanët mund të jemi të kënaqur që vendi ynë lundroi aq qetë në ujërat e turbullta të krizës ekonomike të vitit 2008, duke e mbajtur papunësinë në nivele të menaxhueshme, e duke u zhvilluar në disa aspekte, edhe më shumë.

Megjithatë, si evropianë, ne duhet të pranojmë se rritja e suficitit të llogarisë korrente të Gjermanisë, është duke krijuar një ç’ekuilibër të paqëndrueshëm në BE. Shtojini kësaj joshjen ndaj tregut të fortë të punës në Gjermani – për të mos përmendur tërheqjen thuajse magnetike ndaj Berlinit që kanë të rinjtë evropiane – dhe mungesa e balancës bëhet edhe më e madhe.

Tek e fundit, në ditët e sotme, ekonomia e Evropës është e nxitur më pak nga investimet në para të gatshme, se sa mbi talentet dhe idetë. Unë jam mjaftueshëm realist për të pranuar se asnjë qeveri – jo në Gjermani, dhe mbase askund në Evropë – nuk mund të bjerë dakord për një nismë të madhe evropiane për lehtësimin e borxhit, pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve.

Por, unë jam gjithashtu optimist, se udhëheqësit në pjesët më konkurruese të BE-së, do ta shohin si diçka të zgjuar punën për mbështetjen e përparimit ekonomik tek të gjitha shtetet anëtare. Kjo nuk do ishte hera e parë kur Gjermania ngrihet mbi egoizmin e dëmshëm kombëtar, dhe shfaq një lidership të përgjegjshëm dhe llogaridhënës.

Në vitin 2015, qeveria gjermane e koalicionit të madh vendosi, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha të brendshme, të mirëpresë 1 milionë refugjatë që iu larguan tmerreve të luftës në Siri dhe Irak. Kjo politikë i kushtoi partive qeveritare një kapital të konsiderueshëm politik, por ai do ta dëshmojë vlerën e vet në një vend që përballet me sfida serioze demografike. Udhëheqësit politikë, dhe homologët e tyre të sektorit privat, duhet të imitojnë tashmë shembullin që vendosi Gjermania me politikën e saj mbi refugjatët.

Kjo nënkupton se ata duhet t’i rezistojnë idesë, se kompromisi është një shenjë dobësie, dhe një recetë për mungesë efikasiteti, dhe në vend të saj ta mbështesin atë si një nga mjetet më të fuqishme të vendimmarrjes demokratike – dhe si një gur themeli të projektit evropian. Mbi të gjitha, kjo do të thotë të pranohet fakti se ajo për të cilën duhet folur është jo Evropa e shpejtësive të ndryshme, por Evropa e nevojave të ndryshme.

*Klaus Schwab është themelues dhe drejtues ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror

Tags: beevropaGjermaniaKlaus SchwabMacronProject Syndicate

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Objektivi i atentatit në Sarandë, si u shpëtoi 7 atentateve të tjera

Objektivi i atentatit në Sarandë, si u shpëtoi 7 atentateve të tjera

MAS njehsoi  400 diploma, ja si mund të aplikoni dhe ju

MAS njehsoi 400 diploma, ja si mund të aplikoni dhe ju

Zidane: Zonja e Vjetër më bëri burrë, zemra ime është juventine

Zidane: Zonja e Vjetër më bëri burrë, zemra ime është juventine







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com