Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Evropa duhet t’i përgjigjet blofit të Trump duke ngritur ushtrinë e saj

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Garvan Walshe “Foreign Policy”/ “Shumë mirë, vetëm!”, janë fjalët nën karikaturën e famshme të qershorit 1940 nga Dejvid Lou, që përshkruan një ushtar britanik të vetmuar përballë një deti të egërsuar dhe avionë bombardues të armikut. Franca kishte kapitulluar, tanket gjermane kishin arritur deri në Kanalin e Anglisë, dhe Britania ishte e vetmja fuqi e madhe që po përballonte nazistët.

Në këtë pikë në luftën më të madhe midis lirisë dhe tiranisë, Toka e Lirë nuk ishte shfaqur akoma. “Amerika e Para” – slogani i izolacionistëve në Kongres në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore – do t’i lidhte duart presidentit Frenklin D.Ruzvelt për 18 muajt që do të pasonin, pasi Europa ishte braktisur në fatin e vet.

Pas gati 80 vjetësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, është sërish një mbështetës i “Amerika e Para”, dhe pikëpamja e vetme konsekuente e të cilit, është se në parim ai i urren aleancat. Dhe ka kërcënuar të largohet nga NATO, nëse Europa nuk dyfishon objektivin e saj të shpenzimeve të mbrojtjes, deri në 4 për qind.

Donald Trump, është shndërruar në atë që ishte një rrezik i vjetër për Europën – mos angazhimin e SHBA-së, teksa kjo e fundit përqendrohet në rivalitetin me Kinën – në një goditje strategjike akute. Dy ditë para se të takonte presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki më 16 korrik, Trump e quajti Bashkimin Europian një “armik”, në një intervistë me “CBS Evening Neës”.

Një Europë e papërgatitur, përballet me dy kërcënime të rëndësishme:nga Rusia në lindje, dhe nga lufta civile dhe dështimi i shteteve në jug. Këto kërcënime janë serioze, por brenda kapacitetit të saj për t’i menaxhuar – sigurisht nëse përpiqet. Tek e fundit, PBB-ja e Rusisë ka një madhësi të babartë me madhësinë e PBB-së së Spanjës dhe Portugalisë, të marra së bashku.

Trump nuk do të jetë në gjendje të bindë Senatin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e vendit nga NATO, por ai mund të reagojë më ngadalë ndaj luftës hibride ruse në Estoni, ashtu siç ka bërë me ndërhyrjen kibernetike ruse, gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

Në teori, Europa s’ka nevojë të shpenzojë 4 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje – buxheti i BE-së për mbrojtjen, mbi 220 miliardë dollarë (rreth 170 miliardë dollarë pa Britaninë) është më se i mjaftueshëm, nëse paratë shpenzohen në mënyrë efikase. Po sikur BE-ja t’i përgjigjet bllofit të Trump?

Bashkimit Europian, i duhet ende kohë për të marrë veten plotësisht nga kriza financiare e viteve 2007-2008, sepse shumë konservatorë, veçanërisht në Gjermani, kundërshtojnë stimulin fiskal kejnesian të nevojshëm për të kapërcyer dëmet. Por shpenzimet e mbrojtjes shihen ndryshe, dhe gjermanët në veçanti janë shumë më tepër në favor të mbrojtjes evropiane, se sa një ushtrie specifike gjermane.

A mund të rritë BE shpenzimet e mbrojtjes së saj kolektive në 4 përqind të PBB-së, deri në vitin 2024? Përgjigjja është po, dhe kostoja do të ishte minimale. Duke përdorur shifrat e shpenzimeve të mbrojtjes nga Instituti Ndërkombëtar i Studimit të Paqes në Stokholm, unë modelova efektin e rritjes së buxhetit të mbrojtjes të çdo vendi anëtar të BE çdo vit, në mënyrë që ata të mbërrijnë

në 4 përqind të PBB-së deri në vitin 2024, të paguara nga huamarrjet e qeverive.

Berlini duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, por kërkesat publike të presidentit amerikan po e bëjnë politikisht të pamundur. Gjermania është gati të bëhet linja e parë e mbrojtjes e Europës, por përballja me një Rusi revanshiste do të kërkojë më shumë shpenzime, dhe një koordinim më të mirë midis aleatëve të NATO-s.

Për disa vende, të tilla si Franca, e cila tashmë shpenzon gati 2.3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje, shkalla e rritjes do të ishte modeste. Për të tjerët, si Spanja dhe Italia (përkatësisht 1.2 dhe 1.5 për qind), do të ishte e madhe. Por edhe pse buxhetet janë kombëtare, sepse taksat rriten brenda vendit dhe detyrimet për të shlyer borxhin mbahen nga shtetet anëtare individuale, pjesa më e madhe e parave duhet të shpenzohen në nivelin e BE-së, ku mund të operojnë ekonomitë e shkallës.

Fatmirësisht, dy vitet e fundit Bashkimi Europian ka nisur të zhvillojë mekanizmat, që mund të zgjerohen për të përballuar të gjitha këto fonde shtesë. Një fond mbrojtës i BE, po krijohet për të inkurajuar një zhvillim të mbrojtjes pan-europiane. Ai supozohet të japë më shumë se 580 miliardë dollarë, gjatë 5 viteve të ardhshme.

As kjo rritje nuk do të kërkojë një rekrutim ushtarak masiv – shtetet anëtare të BE-së tashmë kanë rreth 1.4 milionë njerëz nën armë. Edhe pse nuk ka pasur progres të mjaftueshëm në koordinimin strategjik të BE-së, kjo nuk është menjëherë e nevojshme.

Nisma Ndërhyrëse Europiane nga presidenti francez Emanuel Makron dhe forca e xhandarmërisë së BE- së, mund të ndërmarrin misionet e ndërhyrjes dhe stabilizimit në jug të Evropës. Trump ua ka bërë të qartë evropianëve, se ai do të na ndihmojë vetëm nëse nuk kemi nevojë për të. Për një herë të vetme, ai ka të drejtë. Europa është një kontinent i pasur:Ka ardhur koha që ne të jemi në gjendje të mbrojmë veten. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Shënim: Garvan Walshe, është ish-këshilltar kombëtar dhe ndërkombëtar i politikës së sigurisë në Partinë Konservatore britanike, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Brexit Analytics.

Tags: blofitduhetdukee sajevropangriturt’i përgjigjetTrumpushtrinë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Ish-bashkëshortja denoncon Eto-n: Hera e fundit ishte e tmerrshme

Manipulimi mediatik i Edi Ramës, nuk fsheh dot korrupsionin e madh në administratë

Stafi i hotelit rus shpërthen në lot kur francezët po largoheshin (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

by mirseda
13:52 | 10/06/2026
0

4 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim pasi ishin pjesë të një...

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

13:16 | 10/06/2026

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com