Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Europa doli më e fortë nga zgjedhjet

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Europa doli më e fortë nga zgjedhjet

HAMDI JUPE 

Mbi katërqind milionë qytetarë të Europës së Bashkuar u zgjuan disi më të lehtësuar të hënën, pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të reja të radhës për Parlamentin Europian, në 28 vendet anëtare të bllokut, të zhvilluara gjatë tri ditëve në vendet respektive. Projekti europian, që ka më shumë se gjashtëdhjetë e pesë vjet që është krijuar, do të vazhdojë të ekzistojë, për të paktën edhe pesë vjet të tjera, kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Forcat ekstremiste mbetën në periferi të Europës dhe, hë për hë, nuk përbëjnë shqetësim për të. Zërat e kasandrave për “prishje” të Bashkimit, që ishin ngritur tej e mbanë kontinentit kohët e fundit, u fashitën pas këtyre zgjedhjeve. Rreth tetëdhjetë për qind e Parlamentit të ri përbëhet nga partitë proeuropiane. Europa mbahet kështu në këmbë e fortë edhe më tej, prej aspiratës për bashkim të popujve, që bëjnë pjesë në këtë shtëpi të përbashkët. Këto ishin mesazhet kryesore që dhanë zgjedhjet e fundit.

Fitorja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në to, më e larta në njëzet vitet e fundit. Europianët, që në të kaluarën e quanin një “angarì” dhe formalitet pa vlerë votën për Parlamentin e përbashkët, këtë radhë iu drejtuan masivisht kutive të votimit. Duket se retë e zymta, që ishin shfaqur në horizontin e Europës, i kishin bërë të vetëdijshëm për rrezikun e shpërbërjes. Parlamenti i ri do të jetë gjerësisht pro BE-së.

Pjesëmarrja në rang europian në zgjedhje ishte rreth 51 për qind, krahasuar me rreth dyzetë për qind që ka qenë në zgjedhjet e mëparshme. Kishte edhe vende si Belgjika, ku kjo pjesëmarrje i kalonte të tetëdhjetë për qind të votuesve dhe, po kështu, edhe në vende të tjera. Pjesëmarrja, përgjithësisht e lartë këtë radhë, tregonte se europianët e konsiderojnë Bashkimin Europian si çatinë e tyre të përbashkët, me vlera të mëdha e të padiskutueshme, çati të cilën ata nuk dëshirojnë dhe nuk do të lejojnë ta prishin erërat ekstremiste të llojeve të ndryshme që fryjnë nëpër kontinent. Ata janë të vetëdijshëm se me votën e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e këtij projekti. Himni i njohur “Eurupë, Europë” do të vazhdojë edhe më tej të këndohet nëpër kontinent.

Parlamenti që miraton “qeverinë” europiane (Komisionin Europian) dhe të gjitha ligjet e vendimet që dalin prej tij, do të vazhdojë të dominohet edhe më tej nga forcat demokratike të moderuara tradicionale, kryesisht nga qendra e djathtë dhe qendra e majtë. Këto forca që kanë mbajtur në këmbë deri më sot institucionet ekzekutive europiane, do të jenë edhe më tutje boshti i Parlamentit dhe mbështetja kryesore e Komisionit. Ndonëse i rrudhur disi në numra, (për herë të parë në historinë e zgjedhjeve europiane ka humbur shumicën), ai do të jetë struktura kryesore me peshë në marrjen e vendimeve, edhe pse do të ketë nevojë tani për aleatë plus për të marrë vendimet.

Partitë tradicionale, ku më shumë e ku më pak, si ato të djathta, ashtu edhe ato të majta, morën goditje nga elektorati europian. Kjo u duk në Britaninë e Madhe, në Francë, në Gjermani etj. Qytetarët europianë janë mërzitur nga “xhaketat” e vjetra të politikës dhe kërkojnë fytyra të reja. Ata janë kundër status–quosë dhe kërkojnë ndryshim.

Liberalët dhe të gjelbrit (ambientalistët) do të jenë grupi i tretë dhe i katërt parlamentar, të gatshëm, siç u shprehën, të japin kontributin e tyre në qeverisjen e re europiane. Partitë e ekstremit të djathtë, me aleancën e Salvinit në Itali, Le Penit në Francë, Orbanit në Hungari etj. morën rreth 150 deputetë, nga 751 që ka Parlamenti aktualisht. Pritshmëritë e tyre për rezultate spektakolare në zgjedhje mbetën ëndrra në sirtar dhe dëshira e Salvinit për t’u zgjedhur kryetar i Parlamentit të ri, u shty për në Parlamentin tjetër. Kontradiktat që ata kanë mes vedi i bëjnë tani të parrezikshëm për Europën.

Rezultatet e zgjedhjeve të reja për Parlamentin Europian dhanë disa mesazhe të qarta edhe për vetë vendet ku u zhvilluan. Dhe nëse për Europën, në përgjithësi, ato mesazhe ishin optimiste, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vende të veçanta të Bashkimit, përkundrazi. Në to, pati tërmete të vërteta politike me pasoja jo vetëm për partitë, por edhe për secilin vend.

Kështu, në Gjermani, Partia e Gjelbër doli e dyta në shkallë vendi, duke dyfishuar rezultatin e saj, krahasuar me zgjedhjet e shkuara dhe duke nxjerrë në vend të tretë Partinë Social-Demokrate. Kjo tregon peshën e madhe që zënë problemet e mbrojtjes së mjedisit në vetëdijen e qytetarëve gjermanë dhe më gjerë. Partia e Kancelares Merkel vazhdoi të rrudhet, edhe pse doli e para dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit mund të vërë në rrezik karrigen e saj të mëtutjeshme politike.

Në Britaninë e Madhe, të drobitur nga debati i stërzgjatur dhe i pafrytshëm për Brexit, qytetarët votuan përsëri në shumicë (relative) për alternativën e daljes nga Europa, të udhëhequr nga Brexit-sti Farazh. Partia Konservatore që ka maxhorancën në Parlamentin Britanik dhe që qeveris vendin, doli, për turp, e katërta në këto zgjedhje, ndërsa laburistët u renditën të tretët, duke ua lënë vendin e dytë liberalëve. Kjo ia shton edhe më tej dhimbjet e kokës Ishullit të Albionit, edhe ashtu të dërmuar, me dorëheqjen e paralajmëruar të Kryeministres Mejer në prag. Katër kandidatët konservatorë, për të marrë në dorë udhëheqjen e vendit pas largimit të Kryeministres, duhet të mendohen mirë pas këtij rezultati. Pozitat e forta të BE–së pas këtyre zgjedhjeve do ta bëjnë të vështirë “zhvatjen” e ndonjë lëshimi të ri prej saj për marrëveshjen e Brexit.

Në Francë, partia e ekstremit të djathtë e Le Pen doli e para në zgjedhje, por me po atë elektorat të ngrirë, rreth 23 për qind, si në zgjedhjet e mëparshme, duke treguar se deri aty mund të arrijnë këllqet e asaj partie, edhe me problemet e mëdha ekonomike e sociale që ka Franca, ndërkohë që “jelekëverdhët” e zhurmshëm morën më pak se një për qind të votave, me gjithë zallamahinë disamujore të bilbilave të tyre nëpër rrugët e Parisit e më gjerë.

Në Itali, partia e djathtë e Salvinit doli e para në zgjedhje. Por aleatja e tij në qeveri, Pesë Yjet, u fundos nga zgjedhësit italianë, duke ia lënë vendin e dytë së Majtës Demokratike. Kjo i nxjerr telashe qeverisë populiste italiane, edhe ashtu të brishte, prej koalicionit të panatyrshëm të një partie të ekstremit të djathtë, me një parti populiste.

Në Austri fitoi bindshëm partia e Kancelarit Sebastion Kruis, duke dëshmuar edhe më tej mbështetjen popullore ndaj tij, me gjithë skandalin e korrupsionit të zëvendëskancelarit të dorëhequr pak kohë më parë. Në Greqi, partia Syriza e Kryeministrit Cipras u fundos keqazi, duke dalë e treta në zgjedhje dhe duke e detyruar Kryeministrin aktual të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare për vendin brenda qershorit.

Tani pritet të mblidhet Parlamenti Europian dhe të zgjidhen institucionet e reja të Europës: Komisioni Europian dhe Presidenti i ri. Sidoqoftë, Europa duket më e qetë pas këtyre zgjedhjeve dhe garancia për këtë janë vetë qytetarët e saj.

Prej rezultateve të zgjedhjeve, ka arsye të jenë më optimiste edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat presin lajme të mira nga Europa për integrimin e tyre. Natyrisht, mund të ketë edhe ngjarje të pakëndshme, sepse dihet që ka edhe zëra kundër për këtë. Por një gjë është e sigurt pas këtyre zgjedhjeve: Vendimet e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor nuk do të merren nën presionin dhe frikën e ekstremistëve europianë.

Ja edhe një lajm i bukur për shqiptarët nga këto zgjedhje: në Suedi ka fituar një vend për Parlamentin Europian një shqiptare, zonja Arba Kokalari, mbesë e martires së demokracisë Musine Kokalari. E lindur në Tiranë, në vitin 1986, ajo banon në Suedi dhe u zgjodh deputete europiane si pjesë e listës së një partie të atjeshme suedeze. Është hera e parë që një shtetas shqiptar zgjidhet në këtë institucion të lartë. Le t’i urojmë suksese asaj.

P.S. Deri tani nuk ka pasur ankesa për manipulim të zgjedhjeve europiane

Tags: doliEuropame e forteZgjedhjet

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Vrasja e Majollarit mbetet pa autor, Gjuzi lirohet për mungesë provash

Vrasja e Majollarit mbetet pa autor, Gjuzi lirohet për mungesë provash

Opozita në protestë, zbulohet ku do të jetë kryeministri Rama

Opozita në protestë, zbulohet ku do të jetë kryeministri Rama

Studimi/ Lumturia sjell suksesin

Studimi/ Lumturia sjell suksesin

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë
Politikë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

by mirseda
12:29 | 11/05/2025
0

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025
Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

22:46 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com