Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Eurokadrinjtë dhe euroskeptiku Edi Rama

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Eurokadrinjtë dhe euroskeptiku Edi Rama

Nga: Ervis Iljazaj

Kur gazetarët europianë kanë kritika ndaj qeverisë, ata janë kadrinj, madje kryeministri Rama shpiku një term të ri gjatë ditës së djeshme, i quajti eurokadrinj. Ndërsa kur i hapin portën europiane për të folur lirshëm dhe pa asnjë pyetje të rëndësishme gjatë intervistave të tij, ata janë gazetarë europianë, nga të cilët duhet të marrin shembull dhe ata shqiptarë.

Megjithatë, ky nuk është thelbi i termit të ri të djeshëm të Ramës. Tashmë lufta kundër shtypit dhe gazetarëve është një nga elementet e tij kryesore në komunikimin publik, ndoshta i vetmi që i ka mbetur dhe që tashmë nuk ia vlen më as të debatohet apo të analizohet “lufta” e tij në distancë me gazetarët. Në fakt, kjo luftë midis pushtetit dhe gazetarisë nuk është tipar vetëm i Edi Ramës, por ka ekzistuar historikisht. Çdo pushtet ka si synim të intimidojë mediat apo t’i kontrollojë ato, sesa ia del kjo është një çështje tjetër.

Edhe për faktin se mediat në Shqipëri dhe përtej saj janë kthyer gjithmonë e më shumë në forma pushteti, madje shumë të rëndësishme. E në këtë kuptim, ato ndonjëherë konkurrojnë me politikën në këtë drejtim. Por ky është një debat që kërkon më shumë sesa disa rreshta për t’u analizuar.

Ky fenomen, ku liderë të ndryshëm sulmojnë mediat, është një fenomen gjithmonë e më shumë i përhapur në ditët e sotme, kryesisht nga liderë populistë, tipar të cilin gjithmonë e më shumë po e merr kryeministri shqiptar.

Lajmi i vërtetë këtu është fakti se Edi Rama ka braktisur të gjitha konceptet që historikisht kanë përbërë politikën europiane dhe Bashkimin Europian në përgjithësi, dhe është shndërruar totalisht në një lider i një lloji tjetër. I një lideri që parimet europiane të ndërkombëtarizmit, reformave dhe liberalizmit tregtar i ka braktisur. Madje, Edi Rama sot mund të konsiderohet pa frikë një euroskeptik.

Jo për arsye të bindjeve apo filozofisë politike që ajo ka nga mbrapa, por thjesht për arsye pragmatizmi dhe elektorale. Sepse, euroskepticizmi sot është në trend, liderët populistë që e kritikojnë Europën janë gjithashtu në modë dhe gjithmonë e më shumë tipare të tilla po fitojnë terren në vendet europiane.

E vërteta është se Europa sot nuk është në ditët e saj më të mira dhe kundërshtitë ndaj saj nga lider të ndryshme po fitojnë popullaritet. Në të kundërt nuk shpjegohet kohët e fundit tonet jo fort dashamirëse të kryeministrit ndaj saj, dhe ditën e djeshme dhe ndaj gazetarëve të saj. Kryeministri po mundohet të ndjekë një filozofi totalisht të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, që shkon përshtat me trendin e politikës së sotme, duke krijuar në mënyrë të sforcuar idenë e një lideri populist kundër sistemit, dhe paradoksalisht duke u formatuar si antisistem. Mirëpo, kjo strategji mund të sjellë vota, por ama, është në dëm të ekonomisë dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Edi Rama tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Dhe si nuhatës i mirë i elektoratit që është, ka zgjedhur politikën që është në trend të ditëve të sotme.

Shenja më e qartë e zgjedhjes së tij është çështja e kufijve të Kosovës dhe marrëveshjes së saj të mundshme me Serbinë. Në këtë drejtim, dy aleatët tradicionalë të Shqipërisë, Bashkimi Europian dhe ShBA-ja kanë qëndrime totalisht të ndryshme, ku të parët janë kundër rikorrigjimit të kufijve dhe të dytët nuk e shohin me skepticizëm një të tillë.

Në këtë konflikt qëndrimesh, kryeministri shqiptar ka zgjedhur haptazi opsionin e ShBA-së dhe politikën e saj. Jo rastësisht, sepse për arsye të qëndrimit në pushtet, ka ndryshuar totalisht filozofinë e tij të politikës. Në këtë kuptim ka braktisur ndërkombëtarizimin si koncept dhe po mundohet të ndjekë politikën e re ndërkombëtare, e cila karakterizohet dhe do të karakterizohet me shumë mundësi gjatë dekadës së ardhshme, nga realizmi dhe nacionalizmi. Prandaj, kuraja e Edi Ramës për t’i hapur “luftë” dhe shtypit europian tashmë, nuk është thjesht një kritikë ndaj tij, por shenjë e qartë e metamorfozës së tipareve të lidershipit të tij, që tashmë janë krejtësisht euroskeptike, populiste dhe nacionaliste. /Gazeta Liberale

 

Tags: edi ramaervis iljazajeurokadrinj

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Akuzat e pabaza ndaj Esat Malajt, Alban Bushi duhet ti kërkojë falje

Akuzat e pabaza ndaj Esat Malajt, Alban Bushi duhet ti kërkojë falje

Nuk do ta besoni. Ja sa ka kushtuar filmi “Dy gisht mjaltë” (foto)

Nuk do ta besoni. Ja sa ka kushtuar filmi "Dy gisht mjaltë" (foto)

Puthi gazetaren pasi fitoi duelin, merret vendimi për boksierin bullgar (Video)

Puthi gazetaren pasi fitoi duelin, merret vendimi për boksierin bullgar (Video)

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë
Aktualitet

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

by mirseda
09:36 | 01/10/2025
0

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës...

Kishte dijeni për dramën e 16-vjeçares nga njerku, pezullohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Përmetit

Kishte dijeni për dramën e 16-vjeçares nga njerku, pezullohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Përmetit

09:33 | 01/10/2025
Tre vjet nga shpërthimi në Nord-Stream, arrestohet një tjetër i dyshuar

Tre vjet nga shpërthimi në Nord-Stream, arrestohet një tjetër i dyshuar

09:31 | 01/10/2025
Tragjedia në Itali/ I mori jetën në mënyrë makabre bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur

Tragjedia në Itali/ I mori jetën në mënyrë makabre bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur

09:27 | 01/10/2025
E bujshme nga Spanja/ Milani synon supertransferimin e verës, Igli Tare kontakton personalisht yllin e Barcelonës

E bujshme nga Spanja/ Milani synon supertransferimin e verës, Igli Tare kontakton personalisht yllin e Barcelonës

09:24 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com