E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Nuk do ta besoni. Ja sa ka kushtuar filmi “Dy gisht mjaltë” (foto)

Realizimi i filmit “Dy gisht mjaltë” ka kushtuar rreth 250 mijë euro. Komedia është mirëpritur mjaft mirë, e kjo reflektohet nga radhët e krijuara në kinematë e Tiranës. Protagonistët kryesorë të filmit janë aktori i humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata, të cilën e pamë për herë të parë në rolin e aktores në një film. Mamaqi ka ndarë me publikun disa detaje pikante në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ku nënvizoi ndër të tjera se kishte marrë ekipin më të mirë, për një standart më të lartë.

“Filmi besoj do bëj histori në Shqipëri, më duhet ta them këtë. Shpeshherë ne që çojmë shumë njerëz në kinema, konsiderohemi si komercialë, ose si diçka pa vlerë. Por në këtë rast unë i dola së keqes para, dhe mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë.

Standardi është aq i lartë, saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent, dhe tani që mësova, mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si lekë të harxhuara kot”, tha Mamaqi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...