Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shqiptarët konsumuan 252 mln euro më pak në 9-mujorin 2020

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19 lekë, duke shënuar një tjetër rekord që nga shkurti i vitit 2020, përpara se të fillonte kriza pandemike.

Gjatë javës së fundit euro ka humbur 0.3 lekë. Sipas aktorëve të tregut rënia e euros lidhet me tre arsye:

-Së pari nga hyrjet e larta informale të valutës, që kanë krijuar shumë ofertë në treg, ndërkohë që euro nuk po tërhiqet. Edhe raportimet e policisë vazhdimisht flasin për persona që kapen me valutë të padeklaruar gjatë hyrjes në kufi.

-Së dyti, kjo tendencë është përforcuar dhe nga efektet sezonale, si rrjedhojë e shtimit të turistëve. INSTAT raportoi se në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj po i afroheshin niveleve të pandemisë. Në qershor në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

-Së treti, edhe në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët ka qenë e dobët. Sot në bursa, euro këmbehej me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill. Dollari është forcuar ditët e fundit ndaj euros pas sinjaleve për një ecuri pozitive të punësimit në SHBA, që tregojnë se ekonomia më e madhe në botë po vijon rikuperimin pavarësisht pandemisë.

Gjatë gushtit sezonalisht euro është e dobët në tregun e brendshëm, pasi efektet sezonale përforcohen me ardhjen e emigrantëve.

Gjatë këtij viti (deri në 23 korrik), euro është këmbyer mesatarisht me 123.1 lekë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja e monedhës së përbashkët ishte 123.7 lekë, për shkak të rritjes së fortë të monedhës së përbashkët ne fillim të pandemisë, ku euro arriti deri në 130 lekë për disa ditë në fund të marsit, pas bllokimit të përkohshëm të fluturimeve. Më pas euro ka qenë e qëndrueshme në nivelet e rreth 123 lekëve./Monitor

Tags: ekonomieurorenie

TË LIDHURA

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%
Aktualitet

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë
Aktualitet

Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë

12:10 | 05/03/2026
Next Post
Aksidentohen një motorr dhe një automjet, humb jetën 23-vjeçari

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ''Alba Exotic Fruit''

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

by mirseda
15:08 | 09/03/2026
0

SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)....

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com