Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro lëshon përtokë bizneset, fasonët “drejt” ngrirjes

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Euro lëshon përtokë bizneset, fasonët “drejt” ngrirjes

Zhvlerësimi i euros në tregun e valutës ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në aktivitetin e bizneseve, të cilët kanë përdorur monedhën euro. Rënie drastike ka pësuar industria e fasonerisë, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet në shifrën e 27 milionë eurove.

Kur kanë kaluar shumë pak kohë nga shtrëngimi i politikave nga Banka e Shqipërisë,  efektet kanë ndjerë në sektorët të cilët si valutë parësore në aktivitetin e tyre kanë patur euron. Natyrisht këto masa  janë parashikuar nga ekspertët,  por ndërkohë duhet kohë  dhe strategji riintegruese për bizneset.

Duket se më të humburit prej zhvlerësimit të monedhës së përbashkët europiane janë eksportuesit, kryesisht operatorët në sektorin fason, që punojnë në sektorin e tekstileve e këpucëve. Në harkun kohor të një viti (mars 2017- mars 2018), euro është zhvlerësuar me rreth 5 për qind. Vetëm gjatë marsit monedha e përbashkët ka humbur mbi 3 pikë përkundrejt lekut vendas, kurse nga viti në vit humbja ka qenë 6.4 pikë. Aktualisht euro ka zbritur në kuotën e 129 lekëve, ndërsa deri dy vjet më parë, monedha e përbashkët këmbehej mesatarisht me 140 lekë.

E ndërsa me zhvlerësimin e euros, mallrat e importit, pushimet jashtë, këstet e kredisë po bëhen më të lira, duket se për fasonët “po kthehet në dhimbje koke”. Flamur Hoxha, administrator i kompanisë fasone Kler, tha për Monitor se humbja prej kursit të këmbimit, deri më tani shkon nga 5 deri në 7 për qind xhiros.

Shitjet e sektorit, në 2017-n,  përllogariten të jenë rreth 50 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Anketa e Strukturore e Ndërmarrjes 2016 dhe operatorëve për normën e rritjes në 2017.  Ndërsa humbjet për shkak të zhvlerësimit të euros me 5% arrijnë deri në 3.5 miliardë lekë, apo 27 milionë euro.

Këto humbje sipas zotit Hoxha do të amortizohen duke ulur fitimet dhe investimet e kompanive fason. I gjithë sektori fason numëron 46 mijë të punësuar, sipas Anketës Strukturore të INSTAT. Kostot e punës janë zëri kryesor i shpenzimeve për sektorin dhe si avantazh kryesor kanë pasur krahun e lirë të punës.

 Zhvlerësimi i euros po dëmton sektorin

Çdo pikë zhvlerësim i euros përkthehet në po kaq pikë minus të ardhura në sektorin e fasonit shprehet biznesmeni Gjergj Liqejza, administrator i kompanisë Madish. Ai pohoi se gjatë vitit 2017 euro është nënçmuar me rreth 4 pikë ndaj lekut dhe po në këtë masë kanë rënë edhe të ardhurat e eksportuesve.

Eksportuesit i kanë kontratat e shitjes në euro teksa shpenzimet i kanë lekë. Rënia e vlerave të euros ka frenuar ritmet e rritjes së eksporteve të cilat do të ishin edhe më të lartë në vlerë nëse euro nuk do nënçmohej në nivelet aktuale. Rënia e mëtejshme edhe saj gjatë viti, lajmëron frenim të të rritjes së industrisë edhe këtë vit.

“Në një prononcim të mëparshëm për Monitor,  “Albaco Shoes” një nga kompanitë më të mëdha të eksportit në sektorin fason, konkretisht ne prodhimin e këpucës, pa një rënie të dukshme të fitimeve prej zhvlerësimit të monedhës së përbashkët euro me rreth 4 pikë në vitin 2016. Ekonomistja e Albaco pohoi se nëse kursi i këmbimit do të vijonte nënçmimin për euron, siç ka ndodhur së fundmi, rënia e të ardhurave do të krijonte vështirësi. Volumi i këmbimeve të kompanisë në një ditë arrin mesatarisht 50-60 mijë euro. Në një muaj sipërmarrja e fasonit këmben rreth 1 milion euro. Duke qenë se euro u zhvlerësua me 3.5 për qind në 2016, humbjet e kompanisë nga kursi i këmbimit llogariteshin 35 mijë euro në vetëm një muaj. Kjo shumë e konvertuar në 12 muaj i çon humbjet nga kursi i këmbimit në një vit në rreth 450 mijë euro”- shkruan Monitor. 

Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në vend, me 43% të totalit. Industria po kalon një fazë të mirë për momentin, për shkak të rritjes së porosive nga partnerët e huaj, sidomos ata italianë. Ekspertë të sektorit pohojnë se ata janë në fazë zgjerimi dhe po hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Tags: biznesetdrejteurofasonetlëshonngrirjespertoke

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Next Post
Rënia e pandalshme e monedhës Euro

Rënia e pandalshme e monedhës Euro

Shqiptari gjakmerret në Gjermani, kërkohet dënimi burgim i përjetshëm

Shqiptari gjakmerret në Gjermani, kërkohet dënimi burgim i përjetshëm

“Ari i Bardhë” godet bandën mafioze, kush është shqiptari që e drejtonte

“Ari i Bardhë” godet bandën mafioze, kush është shqiptari që e drejtonte







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn
Bota

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

by mirseda
15:11 | 08/12/2025
0

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich...

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com