- Kjo është ndeshja e katërt e Anglisë në Ëembley këtë europian, ku ata mbeten të pamposhtur me tre ndeshja pa pësuar gol duke siguruar vendin e parë në Grupin B. Gjermania, ndërkohë, u rikuperua nga humbja në ndeshjen hapëse për të përfunduar e dyta në Grupin F, megjithëse i duhej një barazim i vonë në ndeshjen e tretë për të kaluar.
- Fituesit do të udhëtojnë në Romë për t’u ndeshur me Suedinë ose Ukrainën në çerekfinale në 3 korrik.
Takimet e mëparshme
- Nuk ka fitues midis ekipeve në 32 ndeshjet e mëparshme, me 13 fitore secila, edhe pse Anglia ka një avantazh të vogël në golat e shënuar, 51 përballë 42 golave të Gjermanisë.
- Menaxheri aktual i Anglisë, Gareth Southgate ishte një figurë kyçe në ndeshjen e fundit eleminatore të Kampionatit Evropian, duke humbur penalltinë e gjashtë të Anglisë kur Gjermania fitoi 6-5 në penallti pas rezultatit 1- 1 në Uembli në gjysmëfinalen e EURO ’96. Alan Shearer i kishte dhënë epërsinë Anglisë në minutën e tretë; Stefan Kuntz barazoi për Gjermaninë 13 minuta më vonë. Gjermania vijoi turneun duke mundur Republikën Çeke 2-1 me një gol të artë në finalen e Uemblit.
- Anglia u hakmorr në EURO 2000, kur Shearer shënoi golin e vetëm kundër kampionëve në fuqi në Charleroi në ndeshjen e dytë.
- Të vetmet ndeshje të tjera në EURO midis dy ekipeve datojnë në çerekfinalet e vitit 1972, Günter Netzer – shënoi golin e dytë nga një penallti – frymëzoi Gjermaninë Perëndimore për të fituar 3-1 në ndeshjen e parë në Uembli me Uli Hoeness dhe Gerd Müllerin. Ndeshja e dytë përfundoi pa gola, me Gjermaninë Perëndimore që ngriti trofeun për herë të parë.
- Takimi më domethënës u zhvillua në Uembli në finalen e Kupës së Botës 1966, me Geoff Hurst që shënoi një tripletë kur Anglia fitoi 4-2 pas kohës shtesë.
- Gjermania Perëndimore ktheu rrjedhën në çerekfinalet e Kupës Botërore katër vjet më vonë, duke rikuperuar dy gola në një fitore 3-2 pas një kohës shtesë, dhe gjithashtu fitoi me penallti në gjysmëfinalen e 1990-ës në Torino.
- Së fundmi, Thomas Müller shënoi dy herë në ndeshjen e fundit zyrtare të ekipeve, një fitore 4-1 e Gjermanisë në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës 2010 në Bloemfontein.
- Ekipet janë takuar më pas në katër miqësore, Gjermania ka fituar dy kundër Anglisë; e fundit, në Uembli në nëntor 2017, në të cilën Jordan Pickford bëri debutimin e tij me Anglinë, që përfundoi pa gola.
- Gjermania është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit kundër Anglisë në Uembli (5 fitore 2 barazime); nuk kanë humbur atje që kur golat nga Colin Bell dhe Malcolm MacDonald i dhanë Anglisë një fitore 2-0 në një miqësore në marsin e 1975-ës. Humbja e tyre e fundit në ndeshje kompetitive në stadiumin Uembli ishte finalet e Kupës së Botës 1966.