E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Media turke”Yeni Safak”: Ja çfarë dronësh po blen Shqipëria në Ankara

Dronë nga Turqia për Shqipërinë. Gazeta turke  “Yeni Safak”, një media e njohur për afërsinë me qeverinë turke, shkruante sot  se ekzekutivi shqiptar ka ndarë një fond prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e dronëve nga Turqia. Sipas kësaj gazete, fondi është ndarë që më datë 23 qershor kur edhe janë miratuar ndryshimet në Buxhetin e Shtetit, veprim përmes të cilit, qeveria shqiptare i shtoi buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes edhe 8 milion euro për dronët. “Sipas dokumenteve të publikuara nga Parlamenti, qeveria shqiptare ka ndarë një fond 8 milion euro për të blerë dronë me qëllim rritjen e sigurisë”, shkruan gazeta turke. Kjo e fundit zbulon se “vulën” për dronët e vuri vizita e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi në fabrikën e dronëve “Baykar” në Turqi.

Nuk është e para herë që vendime të qeverisë shqiptare për tendera të ndryshëm shqiptarët t’i marrin vesh nga emdiat e huaja, pasi prej kohësh Qeveria Shqiptare ka krijaur një distancë me mediat duke servirur vetëm lajmet përmes ERTV-së. Dhe, këtë herë, janë mediat rurke që japin lajmin që duhej ta jepte Tirana zyrtare.

Lajmin për pasurimin e institucionit të mbrojtjes e kish dhënë më parë kryeministri Rama që kishte deklaruar se policia do të rrisë kapacitetet monitoruese të qytetarëve përmes dronëve inteligjentë. Pas lajmit të dalë, duket se deklaratat e Ramës lidhen pikërisht me këtë marrëveshje të zbuluar nga mediat turke. Megjithatë, nga qeveria nuk ka asnjë shpjegim se për çfarë nevojiten këto dronë të rinj dhe kush do t’i menaxhojë ato.

Lexo edhe :   Shqipëria e 3-ta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...