Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Etrit Berisha rrëfehet për ditëlindje/Nga gabimi me Dortmundin, tek gara në Serie A

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Etrit Berisha rrëfehet për ditëlindje/Nga gabimi me Dortmundin, tek gara në Serie A

Etrit Berisha një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të. I kontaktuar nga mediat pranë ekipit të Atalantës, ku aktivizohet aktualisht gardiani kuqezi, ka folur për eliminimin nga Europa League nga Dortmund, garën në Serie A, si dhe ditëlindjen. Berisha është shprehur i bindur që bergamnesket do të sigurojnë edhe këtë edicion pjesëmarrjen në garat europiane edhe pse gara është shumë e fortë.

DITËLINDJA – I kontaktuar nga mediat pranë Atalantës, portieri shqiptar ka treguar edhe dhuratën më të mirë për këtë vit. “Sigurisht, sigurimi i Europës dhe mbyllja e kampionatit me një arritje të tillë, do të ishte dhurata më e bukur”, është shprehur fillimisht portieri.

SERIA A – Në lidhje me këtë objektiv, gardiani kuqezi e di vështirësinë dhe skuadrat, të cilat duhen mposhtur. “Unë mendoj që do ta arrijmë Europën. E di që është një garë e vështirë, pasi bëhet fjalë për tri skuadra që duhet të ndajnë dy vende, por me 70% them se do t’ia dalim ne. Kemi një kalendar në favor, që besoj se na bën më të avantazhuar sesa të tjerët”, ka vijuar shqiptari.

MILANI – Një prej skuadrave në formë në Serinë A momentalisht është Milani i drejtuar nga Gatuzo, e cila gjithashtu synon një vend në Europë. Berisha e pranon rivalitetin nga kuqezinjtë, ndërkohë që tregon edhe çelësin e suksesit për të tijtë. “Sampdoria, Torino dhe Milan janë gjithashtu në lojë sikurse edhe ne për kualifikimin në Europë.

Megjithatë, vendimtare do të jetë që ne të grumbullojmë pikët e sfidave në transfertë. Nisur nga sfida e radhës me Bolonjën që është shumë e rëndësishme. Pikët në përballjet direkte do të na ndihmojnë shumë dhe ne jemi shumë të vendosur që të mbyllim një sezon të suksesshëm”, ka deklaruar Berisha.

LIGA E EUROPËS – Ndaj Dortmundit, mungesa e fatit bëri që bergamaskët të eliminoheshin me barazimin në ndeshjen e kthimit pas një goli të pësuar në të 83-tën minutë. “A mund ta bllokoja atë top? Sigurisht që kam gabuar, por isha i fundit dhe peshoi më shumë. Gjithsesi, në raport me të dy ndeshjet e luajtura, them që kemi merituar më shumë”, ka përfunduar portieri i Atalantës dhe i Kombëtares shqiptare.

Tags: BerishaditelindjeDortmundinEtritgabimigarangaRrëfehetSerie A

TË LIDHURA

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë
Sport

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

20:07 | 13/03/2026
Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Ndërsa PD-ja po “digjet”, Basha krihet; Drekon me miqtë në Belsh

Ndërsa PD-ja po “digjet”, Basha krihet; Drekon me miqtë në Belsh

Dybala ngre Juven në majë, perla e Immobile shmang humbjen e Lazios (Video)

Dybala ngre Juven në majë, perla e Immobile shmang humbjen e Lazios (Video)

Rovena Stefa: Elhaida Dani është hipokrite, më puthi pastaj …

Rovena Stefa: Elhaida Dani është hipokrite, më puthi pastaj ...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com