Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ethet afrikane të derrit mbërrijnë në Gjermani

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ethet afrikane të derrit mbërrijnë në Gjermani

Për herë të parë një derr i egër në Gjermani ka rezultuar pozitiv me ASP. Pse është kaq e rrezikshme sëmundja? Si përhapet virusi? A ndihmojnë gardhet? Çfarë duhet ditur nga fermerët?

Murtaja afrikane e derrit, e cila është e padëmshme për njerëzit, por shumë ngjitëse dhe kryesisht vdekjeprurëse për derrat e butë dhe derrat e egër, ka arritur në Gjermani. Ministria Gjermane e Bujqësisë konfirmoi me 10 shtator 2020 rezultaltin pozitiv të një kadavre të një derri të egër. Kafsha u gjet në rrethin Spree-Neisse në Brandenburg, jo shumë larg nga kufiri polak.

Gjetja nuk është e papritur. Që kur murtaja afrikane e derrit, shkurtimisht ASP, u diagnostikua për herë të parë në nëntor 2019 te një derr i egër në perëndimin e largët të Polonisë, shtetet fqinje dhe krahinat fqinje në Gjermani u përgatitën për një përhapje të mundshme.

Shpresa është që zbulimi të ketë qenë një rast i izoluar. Sipas Thomas Mettenleiter, shef i Institutit Friedrich-Loeffler, instituti federal i kërkimit për shëndetin e kafshëve, kufoma që rezultoi pozitive është dekompozuar dhe ndoshta ka qëndruar në pyll për një kohë të gjatë.

Ethet afrikane të derrit: çfarë lloj sëmundjeje është kjo?

Ethet afrikane të derrit është një virus që prek derrat e butë dhe derrat e egër. Kafshët e infektuara kanë ethe të forta dhe gjakderdhje të brendshme. Mbi 90 për qind e derrave të sëmurë vdesin, shumica brenda një jave.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me gjakun e infektuar, lëngjet e trupit ose kadavrat. Virusi mund të qëndrojë në trupat e ngordhur me muaj ose me vite. Por njerëzit nuk mund të infektohen.

Nga vjen sëmundja?

Virusi është në fakt një sëmundje e derrave nga Afrika, prandaj dhe emri. Diagnoza e parë është dhënë në vitin 1910, kur britanikët pushtuan Kenian.

Bashkë me sundimtarët e atëhershëm kolonialë, edhe shumë derra të butë evropianë shkuan në Afrikën Lindore. Tufat e mëdha ishin një terren ideal për virusin dhe vazhdimisht u kanë shkaktuar probleme fermerëve afrikanë gjatë shekullit të kaluar.

Në vitin 2007 ethet afrikane të derrit u futën në Kaukaz. Prej aty sëmundja është përhapur brenda disa viteve përmes Rusisë në tufat e derrave të egër të vendeve Baltike, Polonisë dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore.

Në shtator 2018, ethet afrikane të derrit u zbuluan në Belgjikë. Atje situata tani është nën kontroll. Rasti i parë i ASP në Gjermani u konfirmua në shtator 2020.

Ekziston vaksina?

Deri tani nuk ka asnjë vaksinë kundër ASP të aprovuar në BE. Në të gjithë botën po hulumtohen mundësi të ndryshme. Relativisht përpara në kërkime është Kina, ku ASP ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të verës 2018, prodhimi i derrit atje ka rënë me 40 përqind.

Pastaj në mars të vitit 2020 studiuesit kinezë raportuan se kishin zhvilluar një vaksinë të sigurt që mbron me sukses derrat nga ASP. Testet e para në terren ishin të suksesshme, ato do të zgjerohen tani më tej.

Por një miratim i shpejtë për BE është i pamundur, sepse vaksina kineze prodhohet në qelizat e palcës së kockave të derrave. Në BE nga ana tjetër vaksinat duhet të prodhohen në linja qelizore të çertifikuara nga laboratori.

Përveç kësaj vaksina kineze po zhvillohet për t’u përdorur te derrat e butë. Për shkak të rregullave të rrepta të biosigurisë për stallat e derrave në BE, një vaksinë për derrin shtëpiak këtu nuk është patjetër e nevojshme.

Ndryshe do të ishte me një vaksinë për derrat e egër. Por edhe nëse do të dilte në treg një vaksinë e sigurt për derrin e butë, përdorimi i saj te derrat e egër, nëse është e mundur si vaksinë orale, do të duhet të kalojë sërish nëpër shumë faza provash dhe zhvillimesh.

Si mund të kontrollohet sëmundja në Gjermani?

Rregullorja kombëtare për murtajën e derrit parashikon masa të qarta në rastin e shpërthimit të etheve afrikane të derrit tek derrat e egër në Gjermani. Rreth vendit të gjetjes përcaktohet një zonë e rrezikshmërisë të lartë së paku tre kilometra. Zona rrethohet dhe është e mbyllur për popullsinë, fushat në këtë zonë nuk mund të korren.

Përveç kësaj bëhen kërkime sistematike për kadavra të tjera. Kur kërkimi të ketë përfunduar, në një fazë të dytë bëhet një gjueti e qëllimtë e derrave të egër. Dhe jo vetëm në zonën kryesore, por edhe në të ashtuquajturën zonë të rrezikuar, në një rreze 15 kilometra rreth vendit. Në këtë zonë, vendosen pastaj disa kufizime të caktuara për fermerët e derrave. Për shembull mbajtja e derrave jashtë stallës është e ndaluar.

Sa të dobishme janë gardhet?

Gardhet nuk janë mjeti perfekt, por në fund të fundit mjeti më efektiv për të penguar një shpërthim ASP tek derrat e egër. Pasi sëmundja e kafshëve u përhap nga lindja në perëndim të Polonisë në nëntor 2019 , përgjatë kufirit me Gjermaninë u vendosën gardhe lëvizës. Kështu edhe tani në rrethin e prekur Spree-Neisse.

Se sa të dobishme janë gardhe të tilla kufitare është e diskutueshme. Një bllokim i plotë në distanca të gjata shpesh është i pamundur, por në të njëjtën kohë gardhe të tilla ndajnë edhe zona ekologjike të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo nuk ndikon vetëm te derrat e egër.

Nga ana tjetër lufta kundër etheve afrikane të derrave në Çeki nga viti 2017 deri në 2019 dhe në Belgjikë që prej vitit 2018 ka treguar se rrethimi i zonave të prekura në mënyrë akute mund të ndalojë përhapjen e sëmundjes në tufat e derrave të egër. Republika Çeke tani konsiderohet përsëri e çliruar nga ASP dhe Belgjika është në rrugën e duhur drejt pastrimit nga kjo sëmundje.

Pse derrat e egër në zonat e prekura nuk ngordhin të gjithë?

Kjo sepse shkalla e infeksionit është e ulët dhe vetëm disa kafshë të tufës sëmuren. Me pak infeksione dhe një shkallë të lartë vdekjesh sëmundja në fakt do të duhej të shuhej shpejt.

Por për fat të keq virusi reziston jashtëzakonisht mirë në çdo gjë që është e lagësht dhe e ftohtë. Kjo është arsyeja pse ndodh që shpesh derrat e egër infektohen, kur gërmojnë në tokë apo kur bien në kontakt me kadavra.

Si përhapet virusi?

Në Afrikë virusin e transmetojnë rriqrat. Në Evropë kjo ndodh kryesisht përmes importit të derrave të infektuar, produkteve të infektuara të sallamit, ose përmes higjienës së pamjaftueshme. Derrat e egër luajnë në përgjithësi vetëm një rol të dorës së dytë në përhapjen e virusit.

Faktori më i rrezikshëm në përhapjen e etheve afrikane të derrave është njeriu. Gjëja më e rëndësishme: Mbetjet e mishit e kanë vendin në koshin e plehrave të shtëpisë!!! Për bujqit dhe blegtorët e derrave higjena absolute e kudogjindshme është mënyra e vetme për t’u mbrojtur. /DW

Tags: DerrigjermaniMurtaja afrikane e derritsemundje

TË LIDHURA

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza
Bota

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën
Bota

Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën

20:08 | 13/09/2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali
Bota

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

19:51 | 13/09/2025
Next Post
Paris/ Rikthehen protestat kundër mbajtjes së maskave, ndalohen 154 persona

Paris/ Rikthehen protestat kundër mbajtjes së maskave, ndalohen 154 persona

Ndërron jetë tek “Infektivi” 49-vjeçarja

Fitojnë betejën me Covid 51 qytetarë, ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë

LAJMI I FUNDIT/ Tre viktima dhe 164 të infektuar brenda 24 orëve nga Covid

LAJMI I FUNDIT/ Tre viktima dhe 164 të infektuar brenda 24 orëve nga Covid

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com