Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan me dorë të hekurt, pushon nga puna 18 mijë punonjës

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Sfidat dhe rreziqet e fitores së Erdogan

Turqia ka nxjerrë një dekret për pushimin nga puna të më tepër se 18 mijë punonjësve civilë.

Rreth gjysma e personave të përfshirë në listën e publikuar sot, janë oficerë police.

Më tepër se 5 mijë vetë janë personel ushtarak, të cilët po ashtu ishin përfshirë në dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe 199 akademikë. Me dekretin e ri, po ashtu mbyllen tre gazeta dhe një stacion televiziv.

Turqia ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme që nga korriku i vitit 2016, kur pati një tentativë për grusht shteti për rrëzimin e Presidentit Recep Tayip Erdogan. Qeveria turke fajësoi për këtë klerikun me banim në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gullen.

Para njoftimit të së dielës, që nga viti 2016, në Turqi janë pushuar nga puna me dekrete emergjente, më tepër se 100 mijë njerëz.

Analistët politikë presin që gjendja e jashtëzakonshme të hiqet këtë muaj.

Si rezultat i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit, Turqia tani ka një presidencë të fuqishme. Roli i kryeministrit merr fund dhe ministrat do t’i raportojnë drejtpërdrejt presidentit.

Gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij, Erdogan tha se do t’i jepte fund gjendjes së jashtëzakonshme.

Sistemi i ri presidencial hyn në fuqi të hënën, kur zoti Erdogan të bëjë betimin si president. Atëhere ai do të lejohet t’i nxjerrë dekretet vetë, me forcën e ligjit.

Kritikët thonë se gjendja e jashtëzakonshme është shfrytëzuar nga qeveria turke për frikësimin e kundërshtarëve politikë, një akuzë të cilën ajo e mohon.

Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, shihet si një mundësi për fuqizimin e përpjekjeve të Ankarasë për riparimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian. BE-ja e ka kritikuar me forcë Turqinë për masat shtypëse ndaj popullsisë dhe ka bërë thirrje vazhdimisht që t’i jepet fund atyre, shkruan voa.

Erdogan pritet të takohet me udhëheqësit europianë gjatë javës, kur ai të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel.

Tags: 18 mijedorëerdoganpunapunonjëspushonte hekurt

TË LIDHURA

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

18:54 | 07/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n
Bota

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar
Bota

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
Next Post
Tmerr në plazh, tifozi kundërshtar kërcënon me thikë Immobilen

Tmerr në plazh, tifozi kundërshtar kërcënon me thikë Immobilen

Si shpëtoi Grand Central nga prishja për të ndërtuar kulla!

Si shpëtoi Grand Central nga prishja për të ndërtuar kulla!

Ronaldo zbarkon në Itali? Lojtari i Milanit bën “lëmsh” gazetarët

Ronaldo zbarkon në Itali? Lojtari i Milanit bën “lëmsh” gazetarët







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

by mirseda
18:54 | 07/01/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura. “Administrata Trump...

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com