Një 67-vjeçar ka humbur jetën të shtunën në qytetin bregdetar të Vlorës pasi u godit nga një vetratë xhami.
Ramadan Kaçi u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës, ku era e fortë rrëzoi vetratën e xhamit që zuri poshtë Kaçin, i cili po kalonte në rrugë.