Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Epoka e despotëve të zgjedhur me votë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Epoka e despotëve të zgjedhur me votë

Nga Martin Wolf “Financial Times”/ Ne jetojmë në epokën e despotëve karizmatikë, të zgjedhur më votë. Politikat e tij, janë ato të frikës dhe të zemërimit. Duhet që një lloj personaliteti, të jetë mjeshtër i një politike të tillë. Në të djathtë, udhëheqës të tillë dalin natyrshëm. Dhe kjo nuk është diçka e habitshme, pas një revolucioni të dhunshëm.

Ajo që habit, është fakti që udhëheqësit e tillë, po dalin edhe në demokracitë e stabilizuara. Ne po shohim që “të fortët” po zgjidhen kudo. Shembuj kryesorë janë Vladimir Putin në Rusi, Rexhep Taip Erdogan në Turqi, Narendra Modi në Indi, Nikolas Maduro në Venezuelë, Rodrigo Duterte në Filipine, Xhair Bolsonaro në Brazil, Benjamin Netanjahu në Izrael, Mateo Salvini në Itali dhe Donald Trumpi në SHBA.

Këta udhëheqës, ndryshojnë në shkallën e sofistikimit të tyre. Vendet në të cilat ato veprojnë, ndryshojnë gjithashtu. Disa janë të zhvilluara ekonomikisht, të tjerët nuk janë. Disa janë demokraci prej një kohe të gjatë; të tjerat jo. Megjithatë këta njerëz, janë që të gjithë personazhet në një narrativë të fuqishme, të rrëfyer nga vrojtuesi i pavarur amerikan “Freedom House”.

Raporti “Liria në Botë 2019”, publikuar në shkurt të këtij viti, raportoi për të 11-tin vit radhazi një rënie të shëndetit global të demokracisë. Kjo rënie, ka ndodhur në të gjitha rajonet e botës, veçanërisht në demokracitë që dolën pas Luftës së Ftohtë.

Mbi të gjitha, ajo ndodhi në demokracitë perëndimore, me SHBA – bartësen më me ndikim të vlerave demokratike – që e udhëheq këtë dukuri. Çfarë lloj njeriu, është një udhëheqës i tillë? Tek Republika, vepra e parë e filozofisë politike perëndimore, Platoni (një anti-demokrat) e përshkruan atë si një “mbrojtës”.

Me një turmë në shpinë, ai nuk ndjen asnjë detyrim për premtimet ose veprimet e tij. Cili do të jetë fati i tij, pyet Platoni? “A nuk duhet të vdesë nga armiqtë e tij, apo nga një njeri të shndërrohet në një ujk, domethënë në një tiran?”. Kjo ide e mbrojtësit të supozuar, që bëhet një despot, është shumë domethënëse.

Por një njeri i tillë, nuk e paraqet veten si mbrojtës të të gjithëve. Ai e paraqet veten si mbrojtës i “njerëzve të vërtetë” kundër të huajve, pakicave dhe elitave të tradhtarëve. Ky është një pohim moral, dhe jo politik. E tija, është edhe politika e paranojës. Nëse diçka shkon keq, është domosdoshmërisht faji i “shtetit të thellë”, ose i ndonjë armiku të brendshëm ose të jashtëm. Profesori i Universitetitm Prinston Jan-Verner Myler e quan këtë lloj politikani një “populist”, në librin e tij të shkëlqyer “Çfarë është populizmi?”

Që te jetë i suksesshëm, një demagog populist, duhet ta projektojë besimin në veten e tij, si një njeri i përzgjedhur nga fati. Fiksimet vetjake dhe madje megalomania ndihmojnë; ato mund të jenë thelbësore. Në një libër bindës, “Mendjet e çoroditura”, shkrimtari irlandez Ian Hjuxh, sugjeron se këta njerëz janë narcizistë ose psikopatë.

Për një sy jo ekspert, ata duken si personazhe të paparë. Përndryshe, si mund ta shesin idenë se “Vetëm unë jam vetëm shpëtimi i njerëzve”? Nëse një udhëheqës i tillë dëshiron të shkatërrojë demokracinë, kjo është mjerisht jo aq e vështirë për t’u realizuar, siç thonë Stiven Levicki dhe Daniel Ziblat të Universitetit të Harvardit në librin e tyre “Si vdesin demokracitë”.

Së pari, kapni gjyqtarët (gjyqësorin, autoritetet tatimore, agjencitë e inteligjencës, dhe të zbatimi të ligjit). Së dyti, mënjanoni ose eliminoni kundërshtarët politikë, dhe mbi të gjitha mediat. Së treti, përmbysni rregullat zgjedhore. Mbështetja e këtyre sulmeve, do të jetë një këmbëngulje e egër mbi paligjshmërinë e opozitës dhe ”natyrën mashtruese” të informacionit, që nuk përputhet me çfarëdolloj gjëje, që lideri e gjen të dobishme për shtetin që drejton.

Njerëzit do të duan ta besojnë një udhëheqës të tillë, sa herë që ata duan dëshpërimisht të besojnë, se në një botë të padrejtë, një person i fuqishëm është në anën e tyre. Kjo është ajo që ndodh, kur shuhet besimi tek institucionet, dhe normat e një demokracie komplekse.

Kur zhduket besimi tek një politikëbërës i kthjellët, figura karizmatike del si udhëheqësi më i vjetër i të gjithëve:si kryetari fisnor. Kur gjërat bëhen kaq elementare, dallimi midis demokracive të zhvilluara dhe demokracive të ashtuquajtura të përparuara, mund të zhduket.

Është e vërtetë: këto të fundit kanë institucione dhe norma më të forta, dhe një elektorat më të arsimuar. Në rrethana normale, kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u rezistuar autoritarëve. Dhe disa argumentojnë se do të mbetet e mjaftueshme. Megjithatë, ne jemi njerëz. Dhe njerëzit i adhurojnë despotët karizmatikë; ata e kanë bërë gjithmonë këtë.

Në vendet në zhvillim, zgjedhja e autokratëve të mundshëm, pason shpesh dështimet spektakolare të paraardhësve (si në Brazil), ose poshtërimit të thellë kombëtar (si në Rusi) – ose të dyja bashkë. Si mund ta kuptojmë historinë në SHBA, ku siç tregon raporti i prokurorit të posaçëm Robert Myler , sjellja e presidentit do të ishte e papranueshme në një epokë më të hershme?

Pse u zgjodh president zoti Trump? Dhe pse besohet akoma nga kaq shumë njerëz?

Përgjigja ka dy pjesë. Njëra është forca e frikës, dhe e zemërimit. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të dështimeve të vjetra ekonomike, pjesërisht ndaj krizës financiare, dhe pjesërisht ndaj ndryshimeve kulturore.

Përgjigja tjetër është gatishmëria e pjesëve të elitës, për të shfrytëzuar emocione të tilla, me synim shkurtimin e taksave dhe eleminimin e rregulloreve. Unë e kam quajtur këtë qasje “pluto-populizëm”. Ajo mund të shihet gjithashtu si strategji e ndarjes racore, e përdorur nga elitat e vjetra të jugut të SHBA, por e modernizuar dhe e zbatuar për kombin si një i tërë.

SHBA-ja është shembulli më i rëndësishëm, pasi ka qenë mbrojtësja kryesore e demokracisë liberale në botë. Por ndjenjave të ngjashme ekzistojnë edhe në vende të tjera, me të ardhura të larta. Sundimi i de-institucionalizuar i udhëheqësit të dorës së fortë të zgjedhur me votë, mund të jetë edhe më i keq, se sa sundimi i institucionalizuar i një udhëheqës i emëruar, siç është Xi Jinping në Kinës.

Politika e frikës dhe e zemërimit, priret drejt tiranisë. Vetëm institucionet, nuk do ta përballojnë dot këtë kërcënim. Vetëm një politikë e ndërtuar pjesërisht mbi shpresën, mund ta bëjë këtë. Siç sugjeroi dikur Abraham Linkoln, një republikë demokratike do të zgjasë, vetëm nëse preket nga “engjëjt më të mirë të natyrës sonë”./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: despotëveEpokavotezgjedhur

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni
Aktualitet

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025
Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

09:19 | 10/07/2025
Next Post
I dyshuar për grabitjen në Rinas, gjykata merr vendimin. Çfarë tha Bengasi

Grabitja në Rinas/ Oltion Veseli ankimon vendimin, lihet në burg i arrestuari i pestë

“Do të ketë arrestime të tjera”, paralajmërimi i Lleshajt për grabitjen në Rinas

“Do të ketë arrestime të tjera”, paralajmërimi i Lleshajt për grabitjen në Rinas

Nuk e përballoi humbjen e rëndë, tjetër dramë në familjen e Emiliano Sala

Nuk e përballoi humbjen e rëndë, tjetër dramë në familjen e Emiliano Sala

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

by mirseda
10:29 | 10/07/2025
0

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate...

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com