Një 23-vjeçar nga Singapori është dhunuar nga një grup të rinjsh, në rrugët e Londrës.
Studenti i quajtur Jonathan Mok, është goditur me grushta në fytyrë, ndërsa e kanë quajtur “koronavirus”.
Pamjet që qarkullojnë në media janë vërtetë tronditëse.
Një prej agresorëve i është drejtuar studentit me fjalët: “Nuk e dua koronavirusin tënd këtu”.
Jonathan Mok ka një baba anglez dhe një nënë kineze. Kjo nuk është hera e parë që ai është ndeshur me episode racizmi, për shkak të origjinës.