Nga: Thomas J.Bollyky “Foreign Affairs”
Për të huazuar dhe perifrazuar citatin e famshëm të shkrimtarit rus, Fjodor Dostojevski, për burgjet, një shoqëri dhe një vend mund të tregojë shumë për veten, nëpërmjet reagimit që ka ndaj epidemive të sëmundjeve infektive.
Prandaj, epidemitë janë një pasqyrë për të gjitha kombet që ato prekin. Dhe një pandemi nxjerr në pah dështimet e një qeverie, që nuk investon sa duhet për shëndetin e qytetarëve të saj, apo për të adresuar rreziqet kolektive që lindin kur grupe të cenueshme nuk kanë asnjë mbrojtje të përshtatshme shëndetësore.
Për shoqëri të tilla, nxënia e leksioneve të së shkuarës dhe atyre aktuale, dhe vënia në zbatim tyre për të zvogëluar rreziqet e epidemive dhe pandemive në të ardhmen, është sigurisht më e mira që mund të behet. Historiani Mark Herrison, ka argumentuar se duke nisur që nga epidemia e parë e madhe e murtajës në shekullin XIV, nevoja për të kontrolluar epidemitë ndihmoi në krijimin e shtetit modern.
Në këto kushte, elitat grabitqare ishin të detyruara të merrnin më shumë përgjegjësi për jetën dhe mirëqenien e shtetasve të tyre, për të mbrojtur veten dhe krahun e tyre të punës.
Masat e karantinës dhe të izolimit, që ndihmuan në zhdukjen e murtajës bubonike, u treguan joefektive ndaj 6 pandemive të kolerës që përfshinë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme, Rusinë dhe Evropën në shekullin XIX.
Shoqëritë u detyruan të përshtateshin sërish, teksa një sëmundje e tmerrshme preku njerëz në dukje të shëndetshëm, duke vrarë dhjetëra mijëra prej tyre në qytetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara, dhe me shumë gjasa shumë më tepër në Indi, nga ku e kishin origjinën pandemitë e kolerës.
Karantina nuk mundi të frenonte mikrobet, që mbërritën në porte dhe stacione hekurudhore. Përkundrazi, ajo u shndërrua në një mjet që kombet e përdorën për të përfituar përmes tregtarëve të tyre, dhe për të ndëshkuar kombet e tjera. Në kohën e epimidemisë së parë të madhe të kolerës, SHBA-ja kishte pak ose aspak menxhim të qëndrueshëm të shëndetit publik.
Qyteti i Nju Jorkut ngriti një Bord të Shëndetit në vitin 1805, por ky organ përbëhej nga njerëz pa ndonjë ekspertizë përkatëse apo përgatitje shkencore. Shumica e qyteteve amerikane, kishin një administrim të mangët të shëndetit publik.
Mijëra derra, dhi dhe qen endeshin ende rrugëve të qyteteve në gjysmën e parë të atij shekulli, duke u ushqyer me mbeturina. Histori me derrat që pushtonin rregullisht oborret e shtëpive, shfaqeshin rregullisht në gazetat amerikane të kohës.
Në Nju Jork, pirgjet me plehra, qëndronin rrugëve për ditë apo javë të tëra. Në fillim, qytetarët refuzuan të paguanin për shpenzimet e sigurimit të ujit të pastër, dhe të kanalizimeve në Nju Jork dhe shumë qytete të tjera të Amerikës.
Por terrori që shkaktuan në popullatë sëmundjet e kolerës, tifos dhe infeksionet e tjera të shkaktuara nga ujërat e ndotura, ndikoi në tejkalimin e këtyre kundërshtive. Pas shpërthimit të epidemisë së kolerës në vitin 1866, Nju Jorku themeloi Bordin Metropolitan të Shëndetësisë, që përbehej nga një personel mjekësor i specializuar.
Të njëjtin shembull ndoqën pak më vonë Çikago, Milluoki, Boston dhe qytete të tjera të mëdha të SHBA-së. Këto borde të reja të shëndetit publik, ndaluan qarkullimin vend e pa vend të derrave, dhe i detyruan pronarët e shtëpive të lidheshin me rrjetin e kanalizineve të ujërave të zeza.
Në vitin 1857, asnjë qytet amerikan nuk kishte një sistem kanalizimesh të përshathëm. Numri i ujësjellësave komunalë në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 244 në vitin 1870, në 9.850 në vitin 1924. Përqindja e familjeve amerikane në qytete, që furnizoheshin me ujë të filtruar, u rrit nga 0.3 përqind në vitin 1880, në 93 për qind 6 dekada më vonë.
Qasja më e mirë tek uji i filtruar dhe i kloruar, e përgjysmoi vdekshmërisë nga kolera në qytetet amerikane midis viteve 1900-1936. Sëmundjet infektive, ishin problemi i parë global që shtetet-kombe e kuptuan se nuk mund të përballohej pa një bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në vitin 1851, shtetet evropiane u mblodhën për Konferencën e Parë Sanitare Ndërkombëtare, për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për zvogëlimin e shpenzimeve të mëdha mbi emergjencat shëndësore ndaj kolerës, murtajës dhe etheve të verdha.
Ajo conference, çoi më vonë në traktatet e para për kontrollin ndërkombëtar të sëmundjeve infektive, dhe në vitin 1902 në ngritjen e Zyrës Sanitare Ndërkombëtare, që më vonë u bë Organizata Pan-Amerikane e Shëndetit. Këto nisma ndërkombëtare, ishin modelet e hershme për agjensitë ndërkombëtare të mëvonshme mbi shqetësime të tjera transnacionale si ndotja, trafiku i drogës apo siguria në punë.
Epidemitë tregojnë rrezikun kolektiv, që vjen nga moszbatimi i masave të duhura shëndetësore për më të prekurit. Kur HIV/AIDS u bë një pandemi, njerëzit në vendet më të varfëra në botë vdiqën pa pasur asnjë qasje në trajtimet shpëtuese, që ishin në përdorim të gjerë në vendet e pasura.
Debatet mbi këtë pabarazi, e ndryshuan qajen ndaj shëndetit global, duke ndihmuar në mbledhjen e miliarda dollarëve fonde për hulumtimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e ilaçeve të reja. Sëmundja e tuberkulozit, lulëzon vazhdimisht në komunitete të varfëra.
Ndërsa kjo sëmundje është ende një vrasës kryesor në nivel global, vdekshmëria në SHBA nga tuberkulozi ra, pasi autoritetet ndërmorën disa reforma në shëndetit publik, duke miratuar ligje që ndalojnë punën e fëmijëve, dhe duke pasur një mbikëqyrjeje më të madhe ndaj banesave dhe fabrikave të mbipopulluara.
Por sëmundja shfaqen ende rast pas rasti. Në vitin 1992, rastet e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve u rritën në Nju Jork, tek njerëzit e pastrehë e të margjinalizuar, dhe epidemitë ndodhin shumë shpesh nëpër burgje, të cilat Dostojevski i cilësonte si “këmbana alarmi” të qytetërimit.
Historiani Kristofer Hamlin, paralajmëron kundër “mitit të epidemisë së mirë”:pra konceptit se epidemitë e reja të kolerës, tuberkulozit, dhe sëmundjeve të tjera infektive, mund të kenë një efekt pozitiv, pasi nxisin investimet e nevojshme në shëndetësi dhe reformat e tjera nga qeveritë. Unë nuk jam dakord me këtë mit. Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e njohur tani si COVID-19, mund të infektojë 40 deri në 70 përqind të popullsisë në botë, duke shkaktuar mijëra apo edhe miliona të vdekur. Njerëzimi nuk do të jetë më mire, pasi ta ketë kaluar ketë përvojë. Por duke qenë se shoqëritë, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, duhet të përballen tani me koston e kësaj pandemie të tmerrshme, ne mund të mësojmë dhe të përfitojmë nga kjo përvojë.
Vetëm investime më të mëdha në shëndetin publik dhe kujdesin shëndetësor, të bazuar tek parandalimi, qasja më e përballueshme tek shërbimet mjekësore për më të rrezikuarit, dhe një skemë bashkëpunimi kombëtare dhe ndërkombëtare që nevojitet për të parandaluar, zbuluar dhe për t’iu përgjigjur epidemive të ardhshme, mund ta përgatisin botën për kërcënime në të ardhmen si COVID- 19.
TIRANA TODAY