Edhe gazetarja e njohur e sportit, Enkeleida Zeko nuk i ka shpëtuar ndryshimit të ekranit ku ajo punon. Pas 4 vitesh në televizionin “News 24”, ku ka moderuar programin e sportit “Fair Play”, ajo ka nënshkruar një kontratë me një tjetër televizion.
Së shpejti, ajo do të jetë një ndër figurat e “Ora News”, ku do të vijojë aty programin “Fair Play”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku lajmëron se së shpejti do ta shohim Enkeleidën në “Ora News”.