Pak ditë më parë, emri i juristes Eni Çobani bëri zhurmë më shumë se kurrë, pasi pretendohej se kishte përfunduar në polici. Ajo ishte akuzuar nga nusja e klientes së saj për kërcënim.
Duke lënë pas këtë shije të keqe, ajo dje ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu edhe disa sekrete të jetës private. Teksa u përgjigjej pyetjeve pikante të disa ndjekësve të saj, Çobani iu përgjigj edhe pyetjes nëse kishte shkelur ndonjëherë ligjin.
“Po e pranoj publikisht. I vetmi rast kur e shkel ligjin është shpejtësia. Por jam një paguese e rregullt e gjobave në këtë drejtim”, tha Eni duke qeshur. Ajo shpjegoi më tej se ecën me shpejtësi, pasi i duhet të nxitojë për të arritur në seancat që ndjek nga rrethet.