Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Emri/Qytetari në prag të vdekjes, ekspertja e sorollati për 17 vjet

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Fiks Fare denoncoi veprimet e një eksperteje, e cila sorollati prej 17 vitesh një person. Aktualisht, qytetari është në prag të vdekjes dhe, pas ndërhyrjes së gazetarëve të Fiksit, çështja u zgjidh.

 Eugen Fama iu drejtua emisionit “Fiks Fare” pasi xhaxhai i tij nuk po merrte dot hipotekën e një shtese shtëpie, të cilën e ka legalizuar. Pengesë u bë dokumenti i dorëzuar nga kolaudatoria, Silva Meçaj, e cila i ka shkruar mbiemrin gabim qytetarit Polo Fama. Në atë kohë, ekspertja ia shkroi Polo Kosta, duke e sorollatur prej shumë vitesh.

“I jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ pasi nuk po gjej zgjidhje. Xhaxhai im, Polo Fama, më ka lënë prokurë për të bërë veprimet ligjore lidhur me një shtesë të cilën ai e ka ndërtuar në 2001. Shtesa është legalizuar dhe gjithçka është sipas ligjit. Kur shkoj në hipotekë ata nuk më nxjerrin certifikatën, pasi del një problem, pasi kolaudatoria Silva Meçaj ka shkruar mbiemrin gabim, nga Fama e ka bërë Kosta. I jam drejtuar edhe gjendjes civile dhe aty verifikohet se bëhet fjalë për të njëjtin person, pra mbiemri është shkruar gabim. Shkoj te kolaudatorja dhe ajo nuk e vë ujin në zjarr, më përcjell. Kam hall, pasi xhaxhai im është shumë rëndë dhe është në prag të vdekjes, nuk di ç’të bëj më” thotë Eugen Fama.

“Fiks Fare” shoqëroi qytetarin në zyrën e kolaudatores. Kjo e fundit e ka përcjellë, duke u shprehur se ka shumë punë si dhe se është e sëmurë ndaj ajo thotë që do e bëj por kur të ketë kohë. Në anën tjetër, qytetari e sqaron se po i vdes xhaxhai ndërsa kolaudatoria i thotë se është sëmurë vetë. “Unë jam duke vdekur vetë, tani po të them do e bëj, kur të kem kohë, ti po ashtu hajde një herë nga java që vjen” i thotë ajo. Një javë më pas, qytetari i drejtohet sërish zyrës së kolaudatores, por kjo e fundit nuk ndodhej në zyrë. Në një bisedë telefonike te regjistruar ajo i thotë që gjatë javës nuk do jetë në zyrë. Qytetari insiston të dijë kur do të korrigjojë gabimin e bërë prej saj, ndërsa kolaudatoria i thotë se nuk ka për ta bërë dhe madje i thotë se i ka bërë bllok numrit të tij pasi është shqetësuar nga telefonatat e shumta që ky i fundit i ka bërë.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan zyrës së kolaudatores Silva Meçaj. Kjo e fundit fillimisht ka hezituar të zgjidhë problemin, por më pas ka deklaruar se do ta korrigjojë gabimin që i ka kushtuar shumë qytetarit.

“Fiks Fare” ju drejtua edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi autoriteti i vetëm që ushtron veprimtari në fushën e kolaudimit e ka komisioni i posaçëm për dhënien e licencave profesionale ne ketë fushë. Ky komision funksionon pranë kësaj ministrie.

Kjo e fundit, nëpërmjet shkresës zyrtare, thotë se ankuesi duhet te paraqesë pranë Sekretariatit Teknik te Komisionit ankesën të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin, i cili vërteton shkeljen e ligjit nga subjekti i licencuar.

Ndërkohë, qytetari shkoi sërish në zyrën e zonjës Meçaj, e cila, ndryshe nga hera e parë, u tregua e gatshme që t’i bëjë deklaratën noteriale, që ia kërkon Hipoteka. Madje, në këtë takim thotë se çështja duhet të zgjidhej që në fillim, para dy muajsh.

Dy ditë pas këtij takimi, kolaudatorja shkon te noterja dhe firmos më në fund deklaratën noteriale, duke i dhënë zgjidhje problemit 17-vjeçar të zotit Polo Fama, i cili është në prag të vdekjes! “Falenderoj ‘Fiks Fare’, pasi më zgjidhën problemin e xhaxhait” tha në fund qytetari.
Bisedë me kolaudatoren Silva Meçaj

Fiksi: Znj.Meçaj kemi ardhur për rastin e qytetarit i cili ka kohë që sjell tek ju për të korrigjuar një gabim që është bërë prej jush vite më parë?
Meçaj: Po ,e di por s’kam pasur kohë . Është një gabim që unë e kam bërë shumë kohë më parë dhe që korrigjohet vetëm nga unë . Unë atëherë nuk kam qenë kaq e organizuar sa jam sot . Por unë i kam thënë do e bëj.
Fiksi:Kur do e bëni zonja Silva, pasi ka shumë kohë që qytetari orvatet?
Meçaj: Kjo nuk është një çështje që e zgjidh Fiksi
Fiksi: Zonjë ju keni shkelur ligjin dhe normal që e zgjidh Fiksi
Meçaj: Unë s’kam shkelur ligjin ,do e bëj kur të kem kohë, nuk më detyroni dot ju
Fiksi: Zonjë ju keni një licencë të detyron ligji ,organet përkatëse, dëshironi t’ju sjellim një përfaqësues të institucionit që ju licencon?
Meçaj:Jo unë do e bëj ,patjetër që do e bëj ,por kam një mijë projekte ndaj
Fiksi: Atëherë kur do e bëni ?
Meçaj: Të hënën do e bëj, javën që vjen do e bëj të hënën.

 Top Channel
Tags: Ekspertjaqytetarisorollativdekjes

TË LIDHURA

Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Next Post

Plagosja me armë në Selitë, pas të atit kapet edhe i biri

Foto/Njihuni me futbollisten bukuroshe të kombëtares shqiptare

Video/Derdhen lot gëzimi, familja me 5 jetimë shpëtohet nga mjerimi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

by mirseda
21:00 | 06/06/2026
0

Një tjetër dëshmi ka ardhur nga podiumi i protestës, ku një mësues historie i është bashkuar kauzës...

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com