Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin tjetër të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.
Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar. Ai së bashku me të atin, Abedin I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë Mikel Shirën.
Policia njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve.
Njoftimi
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin :
– Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).