Një shqiptar ka humbur jetën në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur këtë të premte mediat lokale. Viktima, është 61-vjeçari Ibrahim Falli. I ndjeri jetonte në Giglio, Veroli, prej më shumë se 20 vjetësh, raporton “ciociariaoggi.it”.
Trupi i pajetë është transportuar në spitalin “Spaziani” të Frosinone-s në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Dyshimet janë se, teksa ishte nën drejtimin e makinës për të shkuar në punë, rreth orës 8, ka pësuar infarkt në rrugën “Mària” në Veroli. Më pas mjeti i tij është përplasur me makina të tjera.
61-vjeçarit i është dhënë ndiha e parë, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.