Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Emri/Gabimi fatal e fundosi, kopshtari shqiptar kërkon të kthehet në atdhe

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Një emigrant i paligjshëm shqiptar kërkon me çdo kushte të kthehet në Shqipëri. Por, ai po  përballet me drejtësinë britanike, pasi është kapur duke u kujdesur për bimë kanabisi, vlera e së cilave arrinte deri në 210 mijë paund.

Shqiptari i identifikuar si Arlind Mullaj shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, duke u  fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, e pavarësisht peripecive që kaloi, mediat britanike shkruajnë se tashmë ai planifikon të kthehet në vendlindje.

Si fillim ai kishte nisur të punonte në një lavazh makinash, kur  pronari i ofroi mundësinë për të bërë më shumë para që të merrej me kultivimin e kanabisit. Vetë 31-vjeçari e pëlqente dhe e përdorte kanabisin.

Ai i joshur nga oferta pranoi që të kujdesej për fermën e kanabisit, ku bimëtishin mbjellë  në disa dhoma në një shtëpi në Little Cater lane, Mansfield. 31-vjeçari u pagua 5 mijë paund për të qëndruar në këtë shtëpi për 3 muajt e parë. Atij iu mundësua akomodimi dhe iu dha gjithashtu 100 paund për ushqim çdo 10 ditë. Por gjithçka mori fund kur policia u shfaq me urdhër-arrest në banesë, më 29 Mars.

Hetuesit sqaruan se oficerët gjetën një banesë të përshtatur tërësisht për prodhimin e kanabisit dhe se i pandehuri ishte prezent gjatë momentit që u futën brenda.

Vlera e të mbjellave, sipas autoriteteve britanike, përllogaritej mes 40 mijë paund deri në 210 mijë paund, në varësi të madhësisë që do të ishin në momentin që do të shiteshin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Nottingham të premten, hetuesit thanë se Mullaj e përshkroi veten si kopshtar.

Ndërsa pala mbrojtëse tha se 31-vjeçari mezi pret të kthehet në Shqipëri, pasi nëna e tij është në gjendje të vështirë ekonomike. Ai po mban gjithashtu financiarisht të fejuarën e tij që jeton po në vendin tonë.

“Ai shpreson që të punojë si peshkatar kur të kthehet. Nëpërmjet meje ai uron që të bindë gjykatën për pendesën e tij dhe kërkon falje“, tha mbrojtja. Në përfundim, gjykata e dënoi shqiptarin me 14 muaj burg.

Përshtati: Tirana Today

Tags: atdhefatalfundosigabimikerkonkopshtarikthehetshqiptar

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

Sebastian Kurz ‘drejton’ BE-në! Gati kampet e refugjatëve?

Video/ "Do iu bëjmë të puthni flamurin shqiptar", kosovarët tmerrojnë serbët

Shpërthen Matthaus: Bavarezët përgjegjës për dështimin e Gjermanisë







JU REKOMANDOJMË

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

by mirseda
09:28 | 07/10/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në platformën X një mesazh me rastin e trevjetorit të 7 tetorit,...

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com