Është bërë arrestimi i 24-vjeçarit, Martin Vocrri, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje”. I riu është i dënuar me 5 vite, vendimi i cili është vendosur në vitin 2017.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë , u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
-Martin Vocrri, 24 vjeç, lindur në Pukë, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.05.2017, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.